Author: gazetar_3

Të dhënat nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas tregojnë se në harkun e muajve janar-korrik, me anë të tij kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria gati 6 milionë udhëtarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, numri i pasagjerëve është dyfishuar. Kontribut në këtë rritje kanë edhe shqiptarët e Kosovës që zgjedhin Tiranën për të fluturuar jashtë për shkak të çmimeve më të lira të biletave se në aeroportin e Prishtinës. Katania e Italisë është aeroporti prej nga ku ka pasur më shumë fluturime drejt Tiranës dhe anasjellas. Me avionët që përshkojnë këtë linjë…

Read More

Titulli ‘pronar’ po i bën shqiptarët gjithnjë e më borxhlinj nëpër banka, sidomos në vitet e fundit ku çmimet e larta të pronave po e bëjnë vlerën e kredisë së marrë mjaft të kripur për qytetarët. 67% e kredisë së marrë në 6 muajit e parë të këtij viti, ka qenë kryesisht për blerje banese, ndërsa norma mesatare e interesit ka rezultuar 4.1% nga 4.2% të vitit të kaluar. Por për shkak të rritjes së pandalshme të çmimeve të apartamenteve, që automatikisht po rrit edhe vlerën e kredisë që kërkojnë qytetarët pranë bankave për të blerë shtëpi, i ka bërë…

Read More

Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Schengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025. Sipas këtij sistemi, qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshi këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se…

Read More

Financimi i bizneseve nga bankat është rritur ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke reflektuar gatishmërinë më të lartë të bankave për financimin e kërkesës së shtuar të bizneseve për kreditim. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe bankat tregtare kanë kredituar kryesisht biznesin e madh dhe sektorin e tregtisë. Kredia për biznese u rrit mesatarisht me 12%, duke shënuar një rekord gjatë dekadës së fundit. Edhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka vijuar zhvendosja drejt financimit në lekë dhe dominon rritja e kredisë për financimin e investimeve. Kredia në lekë për…

Read More

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset në vend që prodhojnë dhe hedhin produkte në treg, do të ngarkohen me detyrimin për të menaxhuar mbetjet e tyre. Parimi “ndotësi paguan” është pjesë e ndryshimeve ligjore që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik. Sipas relacionit të projektligjit, nisma ka për qëllim reduktimin e prodhimit të mbetjeve. “Nëse ky ligj që tashmë është në “Konsultim Publik” miratohet ashtu siç duhet dhe jo duke u orientuar tek interesat, barra e menaxhimit të mbetjeve nuk do të mbahet më nga qytetarët si në drejtim të kostove shëndetësore dhe financiare”,…

Read More

Një raport i qeverisë amerikane del në përfundimin se fluori në ujin e pijshëm, në masën mbi dyfishin e kufirit të rekomanduar, ndikon tek një koeficient më i ulët i zgjuarsisë tek fëmijët. Provimi i inteligjencës njihen shkurtimisht si IQ. Raporti i bazuar në një analizë të hulumtimeve të publikuara më parë, shënon rastin e parë që një agjenci federale ka përcaktuar “me besim të moderuar” se ekziston një lidhje midis niveleve të larta të ekspozimit ndaj fluorit në ujin e pijshëm dhe IQ më të ulët tek fëmijët. Ndonëse raporti nuk ishte hartuar vetëm për të vlerësuar efektet shëndetësore…

Read More

Vdekjet nga nxehtësia në Europë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, me numrat që rriten në mënyrë disproporcionale në vendet e Europës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja, sipas një studimi. Nëse ngrohja globale arrin një 3 ose 4 gradë Celsius, rritja e numrit të të vdekurve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm rënien e vdekjeve nga të ftohtit. Studiuesit thanë se rezultatet sugjeruan se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit. Vdekjet nga moti i nxehtë mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse…

Read More

Gjirokastra, Vlora, dhe Kukësi janë qarqet që po vuajnë më shumë uljen e numrit të lindjeve. Sipas të dhënave zyrtare, lindjet në qarkun e Gjirokastrës kanë rënë gati me 10.6% krahasuar me 6-mujorin e vitit 2023. Po ashtu rënie të madhe të lindjeve kaanë pësuar edhe qarku i Vlorës me 8% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, dhe Kukësi me 7%. Konkretisht në 6 muajt e parë të këtij viti, në Gjirokastër, qarkun me popullsinë më të moshuar në vend, këtë vit erdhën në jëtë 144 foshnje, nga 161 që u regjistruan një vit më parë. Ndërsa…

Read More

Të moderuarit duan të kufizojnë numrin e emigrantëve. Radikalët duan deportime masive. Cilat do të jenë pasojat ekonomike? – shkruan The Economist. Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar. Mbi gjysma e amerikanëve dëshirojnë “deportimin e të gjithë emigrantëve që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme në tokën amerikane”, nga një e treta në vitin 2016. Vetëm 10% e australianëve duan më shumë emigracion, një rënie e mprehtë nga disa vite më parë. Keir Starmer, kryeministri i ri britanik i qendrës së majtë, dëshiron që vendi i tij të jetë “më pak i varur nga emigracioni, duke trajnuar më shumë…

Read More

Numri i makinave elektrike në Shqipëri sa po vjen e po rritet. Kompani të ndryshme por edhe individë janë duke investuar për të pasur një automjet elektrik. Harxhon shume herë më pak para, komod në udhëtim, nuk ndot dhe mbi të gjitha ka lehtësira në pagesat e taksave. Një mbushje e plotë karikimi kushton mesatarisht 400 lekë dhe automjetet mund të përshkojnë rreth 300 km. Kompanitë e taksive duket se janë më të interesuara deri tani për të pasur flota 100% elektrike, por tregu po ndryshon edhe për taksistët individualë. Ndërkohë shoferët nuk janë gati të lënë makinat e tyre…

Read More