Author: gazetar_3

Për vitin e ardhshëm planifikohet të shpërndahen nga buxheti i shtetit 441.3 miliardë lekë për institucionet publike, me rritje prej 26 miliardë lekësh krahasuar me vitin aktual. Prioriteti i 2025-ës, duket se do jenë projektet infrastrukturore, detare e hekurudhore, kjo për shkak se rritjen më të madhe të fondeve planifikohet ta ketë Ministria e Infrastrukturës, me 11.2 miliardë lekë më shumë se këtë vit. Buxheti i këtij institucioni do të arrijë në 68.3 miliardë lekë, ku infrastruktura rrugore do të marrë 29 miliardë lekë dhe afro 19 miliardë lekë transporti detar, kjo për shkak investimit në portin e ri tregtar…

Read More

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti arritën 34.9 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 3 miliardë lekë, ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Këto të ardhura, bën të ditur MF, 573 milionë lekë, ose 1.7% më shumë se plani i akcizës për 7-mujorin 2024. Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në 2023. Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e nivelit…

Read More

Kultivimi i mjedrës, një kulturë e re në vendin tonë, shihet nga ekspertët në fushën e bujqësisë si një aktivitet fitimprurës, ndërsa kërkesa në treg po vjen në rritje. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ftoi fermerët nga Kukësi dhe Dibra të bëhen pjesë e një skeme mbështetëse nga Agjencia Gjermane për Zhvillim (GIZ). “Një iniciativë e re që sjell mundësi të reja për fermerët nga Kukësi dhe Dibra, duke përfituar nga mbështetja e ekspertëve fitoni përvojë në kultivimin e mjedrave, një kulturë e re dhe fitimprurëse që ka kërkesë të lartë në treg”, tha Denaj. Bashkëpunimi me…

Read More

Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për të shtatin vit radhazi. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti u regjistruan gjithsej 477 mijë depozitime të parasë cash në ATM. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, numri i depozitimeve është rritur me 34%. Vlera totale e depozitimeve për 6-mujorin ka arritur në 23.2 miliard lekë, në rritje me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe vitin e kaluar depozitimet e parasë cash në ATM shënuan një rritje të fortë, duke dëshmuar një tendencë drejt…

Read More

Eksportet e mallrave arritën vlerën 233 miliardë lekë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, duke shënuar ulje me 14.5 %, krahasuar me 7-mujorin e 2023. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT, ndryshe nga eksportet, importet e mallrave u rritën me 3.2 %, duke arritur 526 miliardë lekë. Deficiti tregtar arriti vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 23.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 6 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 5.2 pikë përqindje, “materiale…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve has vështirësi në marrjen e masave për bllokimin e llogarive të debitorëve, gjë që sjell si domosdoshmëri gjetjen e një zgjidhje më praktike për ti fund problematikave të hasura. Volumi i lartë i tatimpaguesve me detyrime tatimore të papaguara të ndjekur nga Drejtoria e Detyrimeve Tatimore te Papaguara në DPT Rajoni Qendror prej rreth 130,000 tatimpaguesish debitorë bën që të ketë kosto të larta: monetare (letër, bojë, printer, shpenzimet e postës etj) dhe kosto të burimeve njerëzore. Për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike, është propozuar: “Ngritja e një sistemi të digjitalizuar komunikimi të administratës tatimore…

Read More

Tregu i brendshëm i letrave të borxhit të qeverisë shqiptare po tërheq edhe investitorë nga jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, një fenomen i ri që po regjistrohet këtë vit është blerja e titujve të qeverisë nga investitorë jorezidentë. Portofoli i tyre në fund të 6-mujorit 2024 arriti vlerën e rreth 6 miliardë lekëve. Kjo shumë përbën 0.8% të totalit të borxhit të brendshëm. Megjithatë, pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë gjatë tremujorit të dytë 2024 mbuloi rreth 18% të shtesës së borxhit të qeverisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huamarrja e re neto në tregun e brendshëm u shtua…

Read More

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë euro. Fatura e këtij projekti është rritur nga planifikimi fillestar, ku pritej që ky zgjerim i 31 kilometrave të bëhej për 205 milionë euro. Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit. Në dokumentin e rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare, janë saktësuar edhe vlerat e reja financiare për…

Read More

Rritja e pagave në sektorin e turizmit po ndryshon ndjeshëm tregun e punës në zonat bregdetare. Mjaft të rinj që u larguan për të punuar jashtë vendit në profesione si kuzhinierë, kamerierë dhe role të tjera të ngjashme, po zgjedhin të rikthehen në atdhe. Në përpjekje për të siguruar punonjës dhe përballuar fluksin e turistëve në hotele dhe restorante, shumë biznese kanë rritur pagat. Kjo po nxit kthimin e fuqisë punëtore, veçanërisht atyre që janë larguar dekadën e fundit. Të kthyerit sjellin me vete dhe përvojën e aftësitë e fituara në vende me traditë në turizëm. Ndaj kjo valë e…

Read More

Ky fshat bregdetar ka një plazh të mahnitshëm dhe një jetë të gjallë të natës, dhe është shumë më pak i populluar me vizitorë se Greqia, shkruan Hannah Broughton në të përditshmen britanike “Daily Express”. Mund të jetë e vështirë të gjesh destinacione të reja dhe emocionuese për të pushuar – që ende ofrojnë diell dhe det, veçanërisht nëse dëshironi të qëndroni brenda Evropës. Shumë vendpushime me diell në kontinent priren të jenë të mbipopulluara me turistë gjatë muajve të verës. Dhërmiu është një fshat i bukur bregdetar në qarkun e Vlorës, Shqipëri – i cili është po aq magjepsës…

Read More