Author: gazetar_3

Destinacioni i ardhshëm i pushimeve verore është vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe me rrugë ajrore, shkruan Owen Leonard në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”. Harrojeni të shpenzoni shuma marramendëse në destinacionet e njohura të mbipopulluara me turistë – ekziston një alternativë më pak e njohur – me çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse. Çmimet e hoteleve kushtojnë vetëm 35 euro për një natë – ndërsa vizitorët e huaj nuk kanë më nevojë për viza – për të hyrë në vendin mesdhetar, Shqipëri. Këto ujëra të kristalta blu nuk ndodhen në Spanjë, Greqi apo…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e ndjeshme prej 9.2% e numrit të punëmarrësve informalë të konstatuar gjatë inspektimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Informaliteti, përfshin marrëdhëniet e punës që funksionojnë jashtë kornizave ligjore dhe rregulloreve shtetërore. Tirana, si qendra kryesore ekonomike e Shqipërisë, mbart numrin më të madh të punëmarrësve gjithsej, me 152,320 individë. Nga të cilët 643 punëmarrës janë informalë, që përbëjnë 0.4% të totalit. Në Vlorë kemi 25,860 punëmarrës gjithsej dhe 309 prej tyre janë informalë, duke përbërë…

Read More

Shqipëria ka marrë masa që të mbrojë konsumatorët shqiptarë nga rreziku që vjen nga sëmundja e shpendëve në Brazil. Përmes një urdhri të posaçëm Ministria e Bujqësisë, ka vendosur të ndalojë importin dhe tranzitin për në territorin e Republikës së Shqipërisë të shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24 orësh; mishit të freskët nga shteti i Brazilit për shkak të sëmundjes së pesudopestit të shpendëve që ka prekur këtë shtet. Po ashtu ndalohet importi i materialit biologjik të shpendëve të pa shoqëruar me test diagnostik PCR, që vërteton mosprezencën e virusit; vezëve dhe produktet e vezëve të shpendëve, ku nuk është…

Read More

Çmimet e naftës u rritën sërish me 1% të martën, duke zbutur humbjen e sesionit të mëparshëm, mes shqetësimeve për shkak të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, të dhënave të sektorit të shërbimeve të SHBA dhe uljes së prodhimit në fushën e naftës Sharara të Libisë. Kontratat e naftës së papërpunuar Brent fituan 76 cent, ose 1%, në 77,06 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor të SHBA u rritën me 92 cent, ose 1,26%, në 73,86 dollarë. Rënia e naftës u kufizua nga shqetësimi në rritje se Irani, një prodhues kryesor i…

Read More

Ksamili në Shqipëri – destinacioni i ri nën radar – është cilësuar nga ekspertët e udhëtimeve si një parajsë evropiane e ngjashme me Maldivet, shkruan Max Channon në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Fshati i bukur bregdetar me rërë të bardhë dhe ujëra bruz – po fiton me shpejtësi një reputacion si një nga destinacionet kryesore për pushime verore – një vend që shumica e britanikëve nuk e kishin menduar kurrë se do ta vizitonin! Deri para disa vitesh – Ksamili në Shqipëri nuk ka qenë nën radarin e shumicës së turistëve – kur bëhej…

Read More

Fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të pasagjerëve që hyjnë në Portin e Durrësit nga portet italiane. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “në fundjavën e parë të muajit gusht, konkretisht në datat 2, 3, 4 gusht hynë në port 18 728 pasagjerë, dolën nga porti 8 887 pasagjerë. Sipas të dhënave të APD, në port hynë 5 827 mjete (trajlerë dhe kamionë), ndërsa dolën nga porti 2 697 mjete, trajlerë dhe kamiona. APD bën të ditur se menaxhimi i fluksit të udhëtarëve dhe lëvizjes së mjeteve të tyre, siguria fizike dhe garantimi i operacioneve portuale,…

Read More

Programi italo-shqiptar “PRODAPS” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me kredi të buta dhe interes të ulët. Lajmin e dha sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se, programi italo-shqiptar është një mundësi e artë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Me kredi të buta dhe interes të ulët, ky program synon të mbështesë SME-të në investimet për teknologji dhe pajisje të reja”, theksoi Gonxhja. Me qëllim lehtësimin e aksesit në kredi, ky program ofron një fond garancie dhe asistencë teknike për të ndihmuar kompanitë të shfrytëzojnë sa më mirë…

Read More

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor 2024, vlera e eksporteve të mallrave shënoi një ulje prej 14.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupi kryesor që ka kontribuar në këtë ulje është “Tekstile dhe këpucë” me -5.4 pikë përqindje. Tekstilet dhe këpucët përbëjnë grupin më të rëndësishëm në eksportet totale me një peshë prej 27.8%. Shifrat evidentojnë qartë se ky sektor ka treguar një tendencë rënëse për një periudhë të gjatë kohore. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet e…

Read More

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka vazhduar thirrjet e saj drejtuar qeverisë në lidhje me këstin e taksës mbi Profesionet e Lira, që është paguar nga Profesionistët e Lirë përpara vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese. Deputetja e PD që ishte një nga flamurtaret e luftës kundër kësaj takse në parlament dhe më tej në Gjykatën Kushtetuese, i bëri dhe një herë thirrje qeverisë që të rikthejë tek qytetarët 12 mln euro që ka marrë nga xhepat e tyre për një taksë që është quajtur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. “Vendimi i parë që Ministri Financave duhet të dërgojë në tavolinën e…

Read More

Një gjykatës amerikan ka vendosur që Google ka vepruar në mënyrë të paligjshme për të shtypur konkurrencën dhe për të mbajtur një monopol në kërkimin në internet dhe reklamat përkatëse. Vendimi historik i së hënës është një goditje e madhe për Alphabet, kompaninë mëmë të Google, dhe mund të riformojë mënyrën se si gjigantët e teknologjisë bëjnë biznes. Google u padit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në vitin 2020 për kontrollin e rreth 90% të tregut të kërkimit në internet. Është një nga disa paditë e ngritura kundër kompanive të mëdha të teknologjisë pasi autoritetet amerikane antitrust përpiqen të forcojnë…

Read More