Author: gazetar_3

Krijimi i pikave panoramike si atraksione turistike, që ofrojnë pamje spektakolare dhe përvoja unike për vizitorët, është një investim tjetër që do të ndërmarrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit në zonat bregdetare të vendit, që konsiderohen me rëndësi të madhe ekonomike, kulturore dhe ekologjike. Nën nismën për unifikimin e imazhit të fshatrave turistike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për kompaninë që do të kryejë punimet, që do të përfshijnë muret rrethues të pronave publike dhe private, zëvendësimin e portave ekzistuese, mobilimin urban me stola dhe kosha, ndërhyrje në fasada, rikualifikimin e hapësirave të pikave panoramike; përmirësimin dhe shtimin e…

Read More

Unë jam një ekspert udhëtimesh – kjo perlë e bukur e fshehur evropiane duhet të jetë në krye të listës suaj, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Britanikët po zgjedhin gjithnjë e më shumë alternativa për një përvojë autentike, duke shkëmbyer ishujt mesdhetar dhe grekë me destinacione si Shqipëria! Ndërsa turistët britanikë përgatiten për të nisur pushimet verore, eksperti i udhëtimeve Taib Dzemidzic – ka rekomanduar destinacionin e fshehur evropian – Shqipërinë – për një përvojë të paharrueshme. Sipas raportit të tendencave të udhëtimeve 2024 të “Flash Pack” – drejtuesit e paketave kanë raportuar një…

Read More

Qeveria e SHBA-ve ka ngritur një padi të re kundër TikTok, duke akuzuar kompaninë e mediave sociale për mbledhjen e paligjshme të të dhënave të fëmijëve dhe pengimin e prindërve kur provonin t’i fshinin këto llogari. Departamenti i Drejtësisë tha se praktikat e kompanisë arritën në një shkelje “në shkallë masive” të privatësisë së fëmijëve, në kundërshtim me ligjet që kërkojnë që kompanitë në internet të marrin pëlqimin e prindërve për të mbledhur informacion për ata nën moshën 13 vjeç. Zyrtarët thanë se firma, si dhe kompania mëmë ByteDance, ishin “shkelës të përsëritur”, duke vënë në dukje një rast të…

Read More

Sekretarja e Përgjithshme Risena Xhaja është largimi më i fundit në Ministrinë e Financave me ardhjen e Ministrit të ri Petrit Malaj. Në fakt, largimi nga Financat i Ervin Metes u shoqërua që në ditët e para me disa lëvizje në nivelet e larta drejtuese në këtë ministri. Javën e kaluar është liruar nga detyra z. Nikolla Lera, që ishte Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave Tatimore prej të paktën 10 vitesh te Financat, duke punuar me një sërë ministrash dhe drejtuar një sërë politikash tatimore, përfshirë së fundmi edhe ligjin për tatimin mbi të ardhurat, që…

Read More

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. Deri tani flitet për 3 viktima dhe 17 të infektuar. Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehati e përgjithshme, etj. Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino, në një njoftim për mediat, bëri të ditur se situata është nën kontroll dhe se janë…

Read More

Kriptomonedhat po përjetojnë “recensionin” më të madh prej kohës së themelimit të tyre, madje as në periudhën e pandemisë COVID nuk ishte parë një rënie e tillë. Rënie historike në burse brenda një ditë, me 18% të vlerës, ose në total 400 miliardë euro. Dhe më të prekura janë kriptot që vijnë poshtë Bitcoin, por edhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar goditjes financiare. Shoku i goditjes që kanë pësuar bursat botërore, me Tokion që sot regjistroi një rënie traumatike me -12,4%, shtyn drejt uljes edhe të gjithë kriptovalutat. Rënie dyshifrore edhe për kriptomonedhën më të fortë Bitcoin, me…

Read More

Fluksi i lartë i turizmit dhe rritja e kredisë në lekë ka sjellë mbivlerësimin e monedhës shqiptare. Që prej prillit, niveli i euros në kursin e këmbimit po lëviz pranë niveleve minimale historike duke u këmbyer me përafërsisht 100 lekë. Sipas ekspertëve të tregut valutur, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektin e faktorit sezonal, me një prurje e madhe e valutës së huaj. Të dhënat tregojnë se kulmi i efektit i sezonit veror mbi kursin e këmbimit arrihet mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht. Ardhja e më shumë turistëve në vend nënkupton më shumë…

Read More

Sipas të dhënave të paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, totali i aktiveve dhe portofoli i kredisë së sektorit u zgjerua më tej, ndërsa të gjitha bankat e mbyllën gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar me fitim. Totali i aktiveve në fund të muajit qershor arriti në 2 trilion lekë, në rritje me rreth 33 miliard lekë që nga fillimi i vitit. Me bazë vjetore, rritje e totalit të aktiveve të sektorit arriti në 7.3%, nga 6.1% që kishte qenë rritja në fund të tremujorit të parë. Banka më e madhe për nga vlera e…

Read More

Shqipëria – destinacioni i ri nën radar – ofron një ndërthurje të vendeve arkeologjike, maleve dhe fshatrave tradicionale plot hijeshi, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze të udhëtimeve “Easy Voyage”. Vitet e fundit, turizmi në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më në rritje – dhe ky vend ballkanik është kthyer shpejt në destinacionin kryesor evropian. I pasur në trashëgiminë e tij – historike dhe natyrore – Shqipëria kryeson mes vendeve të lashta arkeologjike. Vendi mesdhetar është gjithashtu shtëpia e liqeneve dhe plazheve ku mund të pushoni këtë verë! Liqeni i Ohrit Liqeni i Ohrit – është një nga liqenet…

Read More

Wizz Air, kompania low cost e fluturimeve njoftoi se do të nisë për herë të parë fluturimet direkte nga Tirana në Salerno. Duke filluar nga tetori, Wizz Air do të operojë fluturime nga Tirana për në Salerno dy herë në javë, të mërkurave dhe të dielave. Sipas kompanisë biletat për këtë linjë janë tashmë të vlefshme për prenotim në faqen zyrtare dhe fillojnë nga 1490 lekë ose rreth 15 euro. Salerno është një nga atraksionet më të njohura turistike të Italisë. Përveç bukurive të shumta ky qytet është dhe porta hyrëse për në bregdetin e famshëm të Amalfit. Deri më…

Read More