Author: gazetar_3
Bujqësia shqiptare po kthen “timonin” drejt prodhimit organik, për ti dhënë më shumë vlerë produkteve “Made in Albania” duke hedhur në treg dhe eksportuar në standardet më të cilësore. Qeveria ka miratuar projektligjin për “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre” i cili përcakton rregullat e qarta për produktet organike të prodhuara në Shqipëri. Projektligji synon të forcojë kontrollin e prodhimit organik; rritjen e numrit të operatorëve të prodhimit organik; si dhe rritjen e besimit të konsumatorit për produktet e etiketuara ose reklamuara si organike. Ligji do të shtrijë veprimin mbi produktet me origjinë nga bujqësia,…
Ndonëse ka nisur pushimet, nga Dhërmiu, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të ndajë një mesazh për turizmin dhe lajmet që qarkullojnë në media se plazhet janë bosh. Këtyre teorive, siç ai i cilëson, ka zgjedhur që t’iu përgjigjet me shifra, të cilat i ka marrë vetëm një natë më parë. Kryeministri Rama thotë se 1.2 mln pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza. “Ca ditë pushim, si gjithnjë prej 10 vjet këtu në Dhërmiun magjik. Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri vetëm nga aeroporti Nënë Tereza dhe kufiri i Morinës edhe mu duk e…
Krahas vargmaleve të ndryshme malore që shtrihen përgjatë pjesës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore ku dielli shkëlqen dhe çadrat ofrojnë hijen e nevojshme për plazhistët, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen amerikane CN Traveler (Condé Nast Traveler). Ndërsa vija bregdetare e saj me rërë ishte një sekret për një kohë të gjatë – në krahasim me fqinjët e saj më të njohura – Kroacinë dhe Greqinë – Shqipëria po bëhet gjithnjë e më popullore në mesin e turistëve ndërkombëtarë. Plazhet e Shqipërisë mund të kthehen në një romancë verore që nuk…
Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës. Bëhet fjalë për një përbindësh 100 katësh i projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio. Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e Dajlan Avdiajt. Ky i fundit njihet si një nga pronarët e ish kompanisë Apex dhe biznesmeni që ka ndërtuar Kullat tek Sahati dhe pallatin pas Presidencës. Një ditë më parë në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e…
U çel sot gara për ndërtimin e një ndër projekteve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin, Portit të Ri të Durrësit, i cili do të zhvendoset nga pozicionimi aktual në qendër të qytetit për në Porto Romano, me kapacitete përpunuese të zgjeruara, për t’ju përgjigjur fluksit gjithmonë e në rritje. Kryeministri Rama, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së garës tha se ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon dhe e bën atë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit. Fjala e Kryeministrit Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve!…
Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano me një fond limit prej 391 milionë euro. Ky port nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi do të lidhet përmes hekurudhës me dy porte të thata në Prishtinë dhe Strugë. Porti do të ketë një kontribut të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe sigurinë e vendit, pasi bashkë më të do të ndërtohet edhe një bazë ushtarake e NATO-s, u shpreh kryeministri Edi Rama. “Një port impakton deri në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky i këtushmi…
Ekspozimi i vendit tonë si destinacion turistik dhe politikat mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja. Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se ato shënuan rritje në 60 531 ton, kundrejt 49 397 ton që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Eksportet bujqësore vijojnë trendin rritës edhe gjatë muajit qershor, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë”, tha Denaj. Denaj u shpreh se, përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të produkteve…
Banka Botërore ka realizuar një video promovuese për aderimin e mundshëm të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro dhe përfitimet që vijnë nga ky hap. Ministri i Financave, Ervin Mete, në videomesazh thekson se “në momentin e aderimit të trasfertave euro në BE-në, do të konsiderohen sikur të jenë bërë nga një vend anëtar i BE-së. “Përmes saj, pagesat dhe transfertat për dhe nga Shqipëria mund të kryhen kudo nga Bashkimi Evropian, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të lirë dhe më të lehtë”, theksoi më tej Mete. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha…
Shqipëria, me plazhet e saj të pacenuara, malet madhështore dhe historinë e pasur kulturore, është një perlë e fshehur në zemër të Ballkanit, shkruan Marilyn Aghemo në një artikull të botuar në të përditshmen italiane Tag.24 . Ende pak e njohur nga publiku i gjerë turistik, ajo ofron një përvojë autentike dhe magjepsëse për turistët që kërkojnë një alternativë ndryshe kundrejt destinacioneve më të njohura. Cilat janë vendet e rekomanduara në Shqipëri për pushimet verore 2024? Një vend pak i njohur, djep i bukurisë. Tirana, zemra e gjallë e Shqipërisë Niseni udhëtimin tuaj nga kryeqyteti, Tirana. Qyteti, i karakterizuar nga…
Prej muajsh Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve, por ajo që mund të thuhet me siguri deri në këtë pikë të procesit, është që do të rishikohen pensionet e ulta, nën 150 euro. Por, cili është impakti që do të sjellin këto ndryshime dhe cilat janë kategoritë që do preken? Duke ju referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë mbi 140 mijë persona, që aktualisht marrin një pension më pak se 150 euro në muaj. Këtu përfshihen pensionet në zonat rurale si edhe pensionet familjare në zonat urbane. Konkretisht, deri në fund…
