Author: gazetar_3
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka analizuar të dhënat në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas kalkulimeve DPSHTRR ka realizuar një rritje të të ardhurave të realizuar me 136% krahasuar me vitin 2019. Por çfarë impakti ka dhënë? Sipas të dhënave të DPSHTRR, analiza e shërbimeve nis me 1.563.273 shërbime të ofruara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ose 63% më shumë. Dhe për një orë u është shërbyër 1551 qytetarëve. Duke analizuar shërbimet me procedurë të lehtësuar numri i shërbimeve ka arritur në 556.855, ndërsa janë kursyer 249.571 ditë pune. Duke vijuar…
Më shumë qytetarë po sigurojnë automjetet e tyre në rast aksidenti, fakt që vërehet në rritjen e numrit të kontratave të sigurimit motorik dhe të primeve të shkruara bruto. Sipas informacioneve të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e sigurimit motorik arritën rreth 6,6 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit, ose 9.49% më shumë se në periudhën janar – qershor 2023. Në një hark kohor prej 5 vitesh, të ardhurat nga sigurimi i mjeteve motorike kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Që prej 2020-ës, primet e sigurimit motorik janë rritur çdo vit me 7% deri në 12%.…
Të armatosur me shkopinj selfie dhe telefona, turistët vërshojnë në Santorini nga kudo. Disa e përballojnë nxehtësinë e pasdites për të gjetur një vend të mirë mes shtëpive të bardha dhe kishave me kube blu, ku më pas presin orë të tëra për të parë perëndimin e famshëm të ishullit grek. Ndërsa dielli bie, shumë të tjerë bashkohen me ta, duke u shtrydhur përgjatë shkëmbit ose në ballkone me kamerat gati. Për shumë prej 20,000 banorëve të përhershëm të Santorinit, ishulli dikur idilik i fshatrave magjepsëse dhe plazheve të pacenuara është shkatërruar nga turizmi masiv. Ndërsa protestat kundër turizmit të…
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë prezantimit të saj në Kongresin e Partisë Socialiste, u shpreh, se 6 vite më parë në Shqipëri numëroheshin vetëm 10 agroturizma, ndërsa sot ka më shumë se 260 të tillë. Sipas Denaj, agroturizmi është kombinimi perfekt i bujqësisë me turizmin, i familjes me sipërmarrjen, i fermerit me tregtarin, i mikpritjes emocionuese me produktet cilësore ushqimore shqiptare, të cilat sot kanë marrë një jehonë në mediat ndërkombëtare. “Agroturizmi si njësi ekonomike është në fokus të zhvillimit ekonomik në mandatin tonë të 4 qeverisës, kjo falë një objektivi të qartë për të…
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se brenda këtij viti përfundon aeroporti ndërkombëtar i Vlorës. Në fjalën e saj në videon e prezantuar në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste , Balluku tha se ky aeroport do të presë udhëtarët e parë në vitin 2025. “Po punojmë për projektin e hekurudhës Durrës- Prishtinë. Pas pak ditësh do të çelet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano. Ndërkohë portet turistike të Durrësit e Vlorës janë në kantier ndërtimi do të pasohen me portin e Sarandës dhe Lezhës ku kemi hasur vështirësi me pronësinë”, theksoi…
Vera në Evropë është një stinë e bukur, por gushti është një nga muajt më të ngarkuar për turizmin, që do të thotë se do t’ju duhet të ndani mrekullitë me shumë njerëz, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Lonely Planet Italia”. Për fat, ne kemi zbuluar disa nga vendet e shumta magjike të kontinentit – ku ju mund të qëndroni larg turmave të mëdha. “Lonely Planet Italia” ka renditur gjashtë vendet më magjepsëse për të udhëtuar në verën e vitit 2024 – mes të cilave përfshihet edhe bregdeti i Shqipërisë. Riviera Shqiptare – Rërë, diell dhe…
Pas përfundimit të koncesioneve përkatëse, Pullat fiskale do të prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë në pronësi të shtetit, ndërsa do të hiqet tarifa e markimit të karburanteve. Njoftimi u bë nga ministri i Financave, Ervin Mete, në Kuvend. Në Kuvendin e Shqipërisë është prezantuar projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ministri i Financave Ervin Mete tha gjatë prezantimit të tij se ndryshimi lidhet me përfundimin e koncesionit të markimit të karburanteve. “Në ligjin e akcizave ka qenë e parashikuar në disa nene koncesionari që ofron shërbimin e pullave fiskale.…
Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjëshekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, ngaMinistri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-itnë Shqipëri Ekatarina Solovova. Fondet sigurohen nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor(WBIF) dhe përfaqësojnë grantin më të madh të BE-së që i është dhënë Shqipërisë deri mësot. Projekti investues, me vlerë 373 milionë Euro në total, është bashkëfinancuar me kreditë dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) (100 milionë Euro) dhe Banka Evropianepër Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) (99…
Parisi është gati që ‘xixat’ dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’ua prezantojë miliona njerëzve, përmes një ceremonie hapëse në lumin Sena, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kështu, kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium. Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, në zemrën e Parisit. Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit…
Me gati 6 dollarë për fuçi ka rënë çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare vetëm gjatë ditëve të fundit. Të mërkurën një fuçi naftë në bursën e Teksasit u shit me 76.6 dollarë, nga 82 dollarë që ishte më 19 korrik. I njëjti trend është vënë re edhe në bursën e Lodrës, ku një fuçi naftë e papërpunuar shitet sot me 80.6 dollarë nga 85 që ishte një javë më parë. Bëhet fjalë naftën e shitur për kontratat që do të zbatohen në muajin shtator. Sipas ekspertëve në rënien e vlerës së arrit të zi ka ndikuar edhe…
