Author: gazetar_3

Ministri i Financave, Ervin Mete, mori pjesë sot në mbledhjen e radhës së Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP). Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua “Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” dhe Plani i Veprimit. Synimi kryesor i kësaj Strategjie, me Planin e Veprimit shoqërues, është që të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha institucionet e përfshira në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ajo adreson sfidat me të cilat përballet vendi ynë, për sa i përket pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Dokumenti i…

Read More

Numri i transaksioneve të kryera përmes home banking ka pësuar rritje në muajin maj. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në maj të këtij viti janë realizuar përafërsisht 797 mijë transaksione, rreth 37 mijë transaksione më shumë se në muajin paraardhës. Nëse bëjmë një krahasim të numrit të transaksioneve që janë kryer prej fillimit të këtij viti përmes home banking, vërehet se shifrat kanë qenë gjithnjë në rritje. Gjithsej, në pesë muajt e parë të vitit 2024 janë realizuar 3.5 milionë transaksione nëpërmjet home banking. Megjithatë, pavarësisht se numri i transaksioneve ka ardhur në rritje nga…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se në mbledhjen Këshillit të Ministrave u miratua lista e re e barnave të rimbursueshme të cilat do të mbështesin Akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike etj. Sipas ministres Koçiu, barnat e rimbursushëm është zgjeruar me 1345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht. “50 medikamenete të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike”. Gjithashtu, ministrja Koçiu deklaroi dhe miratimin e një tjetër vendimi të rëndësishëm në mbështetje të…

Read More

PROF. DR. ARBEN MALAJ Prof. Greg Mankiw, autor i librit më të shitur të makroekonomisë në botë, i cili fatmirësisht përdoret edhe nga studentët tanë, është i njohur edhe për formulimin e 10 parimeve se si duhet të funksionojë ekonomia për politikëbërësit, vendimmarrësit, bizneset dhe individët. Parimi i shtatë është ai që na shërben në këtë diskutim publik për atë që ndodhi me dhe disa kredidhënës dhe përmbarues grabitqarë. John Keynes thekson se kur një aktivitet bëhet një flluskë, problemi menaxhohet, por nëse një kompani e tërë (si në vitin 1997), funksionon si një flluskë, atëherë fundi është i tmerrshëm.…

Read More

Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po vazhdojnë rënien dhe kanë prekur nivelin më të ulët prej një viti e gjysmë. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin maj zbriti në 4.59%, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.21%. Norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022. Rënia e normave të interesit është e dukshme edhe në kreditë e reja të…

Read More

Shqipëria po lulëzon dhe numri i turistëve në vend po rritet me shpejtësi. Ne vizituam vendin ballkanik dhe zbuluam fshatra të vegjël magjepsës dhe një ndjenjë autentike për jetën, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen gjermane “Blick”. Vizita në Shqipëri kërkon një ndjenjë aventure dhe pikërisht kjo është arsyeja pse një udhëtim rrugor është e vetmja mënyrë për të depërtuar në vendin ballkanik. Na u desh pak më shumë se një javë për të eksploruar pikat turistike në jug të vendit: Liqenin mistik të Ohrit, Parkun Kombëtar të pyllëzuar të Llogorasë, zonën arkeologjike të Butrintit dhe vendet e…

Read More

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar publikuar detaje nga tërmeti me magnitudë 4.4 ballë që u shënua rreth orës 02:42 minuta. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ishte në Ulqin, me thellësi prej 15 kilometrash, 17 kilometra nga Lezha. Lëkundjet e tokës janë ndjerë në disa qytetet të vendi, Lezhë, Shkodër, Kavajë dhe Tiranë. Ndërsa më herët Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC) bëri me dije se një tërmet me magnitudë 4.6 u shënua rreth orës 00:42 minuta në Detin Adriatik, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Tërmeti kishte një thellësi prej 7 kilometrash.

Read More

Qyteti i Vlorës me plazhet e tij është një ndër destinacionet e preferuara të pushuesve vendas e të huaj. Për t’i ofruar kushte sa më të mira pushuesve bashkia e Vlorës ka sistemuar plazhin publik, duke pastruar rërën dhe vendosur çadra për pushuesit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky aksion i bashkisë në plazhin publik të Vlorës. Rama tha se me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin. Në plazhet e Vlorës, nga Zvërneci deri në Orikum investimet…

Read More

Ministri i Financave z. Ervin Mete, priti në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga z. Matteo Colangeli, Drejtori i BERZH për Ballkanin Perëndimor. Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin me BERZH, në kuadër të financimit të projekteve të rëndësishme zhvillimore, tashmë edhe në kuadër të Planit të Rritjes të Komisionit Europian. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të sjellë një forcim të mënyrës se si do të përftohen burimet në mbështetje të projekteve rajonale, kryesisht në kuadrin e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH do të bashkëpunojë ngushtë me Komisionin Europian…

Read More

Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit legalizues. Nisma ligjore, e miratuar së fundmi zhvendos me më shumë se dy vite vlefshmërinë e bonove. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë letra me vlerë, mund t’i përdorin ato për procesin legalizues dhe privatizimet deri në fund të muajit dhjetor të 2027-s. Në ndryshimet e bëra, në 2014-n në ligjin për legalizimin e objekteve pa leje u përcaktua, që qytetarët të cilët kishin ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë, gjysmën e faturës për truallin ta paguanin…

Read More