Author: gazetar_3
Monedha europiane ka nisur të forcojë pozitat e saj në raport me lekun, ndonëse në ritme të ngadalta. Sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë, euro sot blihet me 100,0 lekë dhe shitet me 100.6 lekë. Reflektimi i këtyre pozitave është vënë re edhe në tregun e lirë ku ndryshe nga 1 javë më parë monedha euro po blihet nga pikat e këmbimit valutor me 100 lekë dhe po shitet me 100.7 lekë. Pozitat i ka forcuar edhe dollari amerikan i cili këmbehet me 92.4 lekë, ndërkohë që paundi britanik ka pësuar rënie teksa këmbehet me 119.1 lekë.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka deklaruar se nuk ka vonesa përtej afateve ligjore për aplikimet për pajisjen e Nënshkrimit Elektronik dhe Certifikatën Elektronike. AKSHI sqaroi se Certifikata Elektronike mundësohet automatikisht pas kryerjes së pagesës, pasi ky lloj aplikimi nuk kërkon verifikim përtej pagesës. Ndërsa për aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë. “Fillimisht duam të theksojmë se asnjë nga aplikimet për pajisje me nënshkrim elektronik apo me…
Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes. Specifikisht për dy koncensione ku autoritet kontraktues është Ministria e Financave, koncesioni për pullat fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve, po ndiqen procedurat për mbylljen e tyre, tha Ministri Mete. Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga…
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë një risi duke lehtësuar kryerjen e kontrollit Fizik të mjeteve. Kjo lehtësi është vetëm për subjektet dhe koncensionarët që tregtojnë automjete duke bërë të mundur që kontrolli fizik të kryhet në ambientet e subjektit prej specialistëve të DPSHTRR. Kjo nismë do të mundësojë që mjetet t’i nënshtrohen kontrollit fizik pa qenë nevoja t’i çojnë në drejtoritë rajonale dhe ky shërbim do t’i ofrohet vetëm Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë dhe Durrës. Por cilat janë hapat që duhet të ndiqet për të bërë kontrollin fizik në ambientin ku…
Ministria e Bujqësisë ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të aplikuara për vitin 2024. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj ka vënë në dukje se përparësi në ndarjen e fondeve do të kenë grupimet e fermerëve dhe blegtorëve, të cilët janë financuar në masën 100 për qind. “Prioriteti për disbursim nis me fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit. Do të…
Vlora ka filluar të reflektojë. Disa biznese kanë ulur çmimet e çadrave dhe shezlloneve për pushuesit. Sipas gazetarit të njohur të qytetit bregdetar, Enrik Mehmeti sot në Livadh çadrat nga 1500 lekë jepen me 500 lekë, pasi bizneset e morën mësimin duke qenë se turistët e huaj kanë qenë më të pakët e kanë zgjedhur të shkojnë në plazhet publike. “Nga 1500 lekë çadra me dy shezllone në Livadh, dje jepej me 500 lekë. E morën mësimin. Nuk mund të abuzohet, pasi kjo situatë është reflektim i këtyre rritjeve pa kritere e pa limit. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë,…
Kërkesa për blerjen e apartamenteve apo njësive tregtare është rritur në 6 muajt e parë të këtij viti nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë të huajt ata që po investojnë në pasuri të paluajshme në bregdetin e Vlorës. Përafërsisht kërkesa është rritur me 20 për qind. Blerësit e huaj tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi. Ata kërkojnë apartamente por dhe vila përgjatë bregdetit. Kjo shpjegon dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve për ndërtimet e reja. Sot në Vlorë nuk gjen apartament nën 1600 euro/metri katror, ndërsa në resorte, 4 mijë…
Narrativa të rreme dhe dezinformata në shumë gjuhë po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe më shumë se 30 faqe lajmesh jo të besueshme po publikojnë propagandë pro ruse përpara Olimpiadës së Parisit. Kjo është situata pak para fillimit të lojërave, gjurmuar nga NewsGuard, platforma që monitoron dezinformatat në internet. ”Ekzistojnë pretendime të rreme, të cilat në disa raste marrin formën e artikujve apo raporteve të lajmeve që nuk publikohen kurrë dhe, në të tjera raste, ato të përmbajtjes që i atribuohen gabimisht markave apo agjencive qeveritare, të fokusuara kryesisht në kërcënimet e supozuara terroriste dhe rreziqet e sigurisë”, shpjegon NewsGuard.…
Nga Emirjon Senja Ka herë pas here ankesa në rrjetet sociale mbi vonesat e avionëve që nisen nga Rinasi apo në drejtim të Rinasit, të cilat ndonjëherë janë vërtetë shqetësuese. Por, a ka vërtetë vend për kaq histeri se për shembull avioni i Wizz-it apo Ryanit u vonua një apo dy orë? Shqiptarët janë duke fluturuar sot më lirë se KURRË ndonjëherë në historinë e këtij vendi dhe kjo duhet thënë dhe vlerësuar. Futja e Wizz Air dhe Ryan Air në Rinas ishte gjëja e duhur. Tani presim dhe Easy Jet në Vlorë dhe mbyllim ciklin. Personalisht mendoj se liberalizimi…
Vizitoni Shqipërinë – tani. Vendi i vogël i Evropës Juglindore ka gjithçka për të ofruar nga Alpet, deti, lumenjtë e egër deri te rrënojat e lashta dhe qytetet e gjalla, sipas një artikulli të botuar në revistën gjermane “TRAVELBOOK”. Ky destinacion mesdhetar nuk është prekur ende nga turizmi masiv. Ka shumë thesare natyrore të egra, pothuajse të pazbuluara, peizazhe shkëmbore në gjelbërim të harlisur, vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, liqene të pastër dhe male të larta. Ekziston edhe një brez i gjatë bregdetar përgjatë Adriatikut me plazhe mahnitëse – ku pushuesit mund të gjejnë ende lehtësisht një vend për…
