Vlora ka filluar të reflektojë. Disa biznese kanë ulur çmimet e çadrave dhe shezlloneve për pushuesit.
Sipas gazetarit të njohur të qytetit bregdetar, Enrik Mehmeti sot në Livadh çadrat nga 1500 lekë jepen me 500 lekë, pasi bizneset e morën mësimin duke qenë se turistët e huaj kanë qenë më të pakët e kanë zgjedhur të shkojnë në plazhet publike.
“Nga 1500 lekë çadra me dy shezllone në Livadh, dje jepej me 500 lekë. E morën mësimin. Nuk mund të abuzohet, pasi kjo situatë është reflektim i këtyre rritjeve pa kritere e pa limit. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë, pasi edhe ne shkojmë me pushime jashtë shtetit, në shumë raste na vijnë gjëra falas. Janë disa gjëra që turistit i shërbehet”, tha gazetari për Euronews.
