Autor: Ekofin
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve. Kështu, 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie. Gjithashtu, 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje. Policia
Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK) në Shqipëri ka shënuar një gjysmëvjetor pozitiv, duke reflektuar rritje të fortë në vlerën e aseteve dhe në numrin e investitorëve. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se më 30 qershor 2025 ky treg po tërheq gjithnjë e më shumë kursimtarë që kërkojnë alternativa
Tirana Bank, në cilësinë e bankës udhëheqëse, ka finalizuar marrëveshjen e kredisë sindikale në vlerën 20 milionë euro, në bashkëpunim me Union Bank, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Qëllimi i financimit përfshin ndërtimin e një parku fotovoltaik me subjekt zhvillues shoqërinë SPV Blue 2 Shpk dhe vendodhje në Sheq-Marinas, Fier. Ndërtimi i
Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur një aksion të gjerë për largimin e automjeteve të braktisura në rrugë e trotuare, të cilat prej kohësh zënë hapësira publike dhe kthehen në pengesë për qarkullimin e qytetarëve. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, u ka bërë thirrje pronarëve të këtyre mjeteve që të marrin masa dhe
Bashkia e Tiranës ka rihapur tenderin për rehabilitimin e “Aqua Parkut të Tiranës”, disa muaj pas procedurës së parë, e cila nuk rezultoi me shpalljen e një fituesi. Ekofin.al raportoi në mars të këtij viti hapjen e konkursit ndërkombëtar për projektide për rindërtimin e Akuadromit të Tiranës, ose pishinave publike. Sipas dokumentacionit të tenderit, aktualisht
Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat për prodhuesit e të mirave, që përfshijnë industrinë, energjinë, ujin dhe menaxhimin e mbetjeve, si dhe ndërtimin. Panorama e këtij tremujori paraqitet e përzier: ndërsa industria dhe energjia kanë shënuar tkurrje, ndërtimi mbetet sektori më dinamik me rritje të dukshme. Industria shënoi një rënie të ndjeshme. Shitjet neto
Instituti i Statistikave publikoi sot treguesit tremujorë të shitjeve neto, punësimit dhe pagave për sektorin e shërbimeve, ku vihet re një dinamikë pozitive në të gjitha aktivitetet kryesore, me disa dallime të theksuara mes tyre. Shitjet neto shënuan rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryesojnë hotelet me një rritje
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar–Gusht 2025 pasqyron ecurinë e mirë të mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve publike. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat arritën në 498.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 457.4 miliardë lekë. Të ardhurat totale Gjatë 8-mujorit 2025, të ardhurat totale u realizuan në 101.4
Pas vendimit nr. 4, datë 15.07.2025, të Komitetit të Investimeve Strategjike, për dhënien e statusit “investitor strategjik”, Korporata e Investimeve Shqiptare ka shpallur një tender me procedurë të hapur, mbi kufirin e lartë monetar, për ofrimin e ekspertizës ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore në kuadër të projektit të investimit “Pashaliman Laguna Eko Resort”. Fondi limit
Shqipëria shënon një hap më pranë BE-se, me hapjen sot të negociatiave për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e gjashtë ndërqeveritare u mbajt në Bruksel dhe u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre. Me këtë konferencë, vendi ynë nis zyrtarisht negociatat për 4 kapituj: Politika