Autor: Ekofin
Maldivet kanë vendosur një ndalim të ri historik mbi duhanpirjen për të gjithë personat e lindur më 1 janar 2007 ose më pas, duke u bërë shteti i vetëm në botë që zbaton ndalimin për produktet e duhanit. Ky ligj i ri, që hyri në fuqi më 1 nëntor, ndalon shitjen dhe blerjen e duhanit
Autoritetet në Danimarkë po studiojnë me urgjencë mënyrat për të mbyllur një boshllëk të dukshëm sigurie në qindra autobusë elektrikë të prodhuar në Kinë, që u mundëson atyre të çaktivizohen nga distanca. Hetimi vjen pas zbulimeve nga autoritetet e transportit në Norvegji, ku autobusët Yutong janë gjithashtu në shërbim, se furnizuesi kinez kishte akses të
Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës buxhetorë, përfshirë edhe 100 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore. Në vitin aktual, administrata publike ka në total 86314 punonjës, përfshirë edhe 276 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes vendore. Por, krahasuar
Kryeministri, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi pikat kyçe të projekt-buxhetit 2026 për sektorin e shëndetësisë. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se “lufta me kancerin dhe shëndetësia në Projekt-Buxhetin 2026, do jenë një kapitull i ri angazhimesh në respekt të 83 mandateve që na janë besuar, si
Nga Klodian Tomorri Një projektligj i propozuar nga qeveria si pjesë e paketës fiskale krijon një shteg të madh për uljen e taksave të bizneseve që ndërtojnë kulla apo resorte me vila. I pagëzuar me emrin “Marrëveshja e Paqes Fiskale” drafti ndryshon formulën e tatimit mbi fitimin bazuar në një marrëveshje mes biznesit dhe administratës
Pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban njoftoi mbrëmë për gazetarët hungarezë se kishte marrë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus. Marrëveshja përbën një fitore për kryeministrin hungarez, por edhe për presidentin amerikan, pasi Budapesti është angazhuar për një sërë investimesh në fushën e energjisë në Shtetet
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me projektbuxhetin 2026 duke u shprehur se rritja ekonomike që pretendohet nga dy sektorë nuk reflektohet në realitetin e familjeve shqiptare. Tabaku thekson nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale se “qeveria pranoi rritjen e çmimeve. Që rritja e çmimeve e produkteve të paktën e atyre të domosdoshme
Në Itali, nga 1 janari 2026 hyn në fuqi arma e re kundër evazionit fiskal: arka (regjistruesi fiskal) duhet të lidhet me POS-in dhe me mjetet e tjera të pagesave elektronike. Masën e parashikon Ligji i Buxhetit për vitin 2026, me synimin për të kryqëzuar në kohë reale të ardhurat e regjistruara dhe pagesat e
Fabrika është mbyllur disa muaj pasi obligimet nga kontrata për subvencione nga buxheti shtetëror përfunduan. Kështu dukej “rrugëtimi” gjashtëvjeçar i kompanisë daneze për prodhimin e vjeshjeve të punës, Kentaur, në Serbi. Brenda një dite, mbi 250 persona mbetën pa punë kur, pa paralajmërim, në fund të tetorit, kompania mbylli fabrikën e saj në Vranjë, në
Tregtia elektronike në Ballkanin Perëndimor po rritet me ritme të qëndrueshme, por hendeku me mesataren e Bashkimit Europian mbetet i thellë. Në aspektin e ofertës, Serbia dhe Bosnja & Hercegovina qëndrojnë në krye të rajonit, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zënë vendet e fundit. Sipas të dhënave të raportit të Shoqatës së E-Commerce të