Autor: Ekofin
Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë 11 muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-nëntor u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 11.6 miliardë lekë. INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me 11-mujorin e parë të vitit
Në prag të festave të fundvitit, në tregjet e fruta-perimeve, çmimet për prodhimet e vendit nuk kanë ndryshuar. Nga një vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, rezulton se prodhimi i bollshëm ka frenuar rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë fundit të muajit dhjetor. Prodhimi vendas dominon tregun ndonëse nuk mungon dhe ai i importit
Shqipëria do t’i japë Kosovës energji për dy ditët e festës që ndan vitet. Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila u shpreh se Shqipëria do t’i japë Kosovës 7680 MWh, të cilat do të jepen në formën e depozitimit. “Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2021. Referuar publikimit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 17,370 milionë lekë, ose 17.59% më shumë se në janar-nëntor 2020. Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, numri i kontratave
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez i bëri thirrje spanjollëve që të vazhdojnë vaksinimin, ndërkohë që rastet me Covid-19 janë rritur në vend, por tha se nuk pret shumë shtrime në spitale apo njësi intensive, si me valët e mëparshme. Norma e infeksioneve me koronavirus nëSpanjë kaloi 1,000 raste për 100,000 banorë për të parën herë
Investitorët kanë rritur interesin për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një aplikim nga shoqëria“Aga-Solar”. Shprehja e interesit parashikon ndërtimin e një centrali me fuqi të instaluar prej 150 MW, në Darzezë të Fierit, ndërkohë që investitori nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse. Në rast
Skema për mbështetjen financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të rishikohet për tu bërë më lehtë e përthithshme nga biznesi. Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka hartuar projektligjin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, me qëllim rritjen e mbështetjes së biznesit
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se nga data 15 janar 2022 do të dalë në treg leja e re e qarkullimit të mjetit, e cila është më e sigurtë dhe kushton 40% më pak. “Nga 15 janari, ne dalim me lejen e re të qarkullimit të
Ndërsa shkalla e punëismit në radhët e të diplomuarve në arsimin e mesëm profesional është më e lartë se ata që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm, numri i të rinjve që ndjekin shkollat profesionale ka ardhur në rënie. Sipas shifrave zyrtare, regjistrimet në shkollat e mesme profesionale publike në vitin akademik 2020-2021 kanë rënë
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë në total 30 masa për periudhën shtator-nëntor gjatë procesit të monitorimit të përmbajtjeve audiovizive dhe nga ankesat e mbërritura në institucion, për mosrespektim të detyrimeve të ligjit 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. “AMA ka dhënë 14 (katërmbëdhjetë) masa për mosrespektimin e kërkesave ligjore dhe