Autor: Ekofin
Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Kjo është shifra që bëri publike ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të rezultateve të gjashtëmujorit të parë të vitit. Sipas Malajt, që nga nisja e procesit të rivlerësimit në shkurt të këtij viti
Prodhuesi gjerman i makinave premium Mercedes-Benz raportoi një rritje prej 22% të fitimit operativ në tremujorin e dytë, por njëkohësisht uli parashikimin për shitjet e makinave gjatë gjithë vitit, për shkak të dobësimit të vazhdueshëm të tregut në Kinë. Aksionet e Mercedes-Benz u rritën me më shumë se 5% në bursën e Frankfurtit të martën
Gjashtë në dhjetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri nuk përdorin asnjë formë të inteligjencës artificiale, ndërsa teknologjia po përhapet dukshëm më shpejt te kompanitë eksportuese dhe bizneset e reja. Sipas OECD-së, 61% e SME-ve të anketuara nuk përdorin inteligjencë artificiale në produktet, proceset apo aktivitetin e tyre kryesor. Hendeku është veçanërisht i
Lista e problemeve të TikTok-ut me Bashkimin Evropian po zgjerohet, pasi Brukseli konstatoi se cilësimet e privatësisë së platformës i lanë llogaritë e fëmijëve të ekspozuara ndaj të rriturve dhe rreziqeve që lidhen me këtë. Komisioni Evropian njoftoi se TikTok nuk kishte mbrojtur në mënyrë të mjaftueshme privatësinë e fëmijëve në platformë, duke u lejuar
Janë shpallur zyrtarisht 106 startup-et fituese të skemës Grant 26. Një pjesë e rëndësishme e buxhetit siç u shpreh edhe tek eventi i lançimit, është dedikuar për projekte që lidhen me teknologjinë dhe ekonominë e gjelbër, duke synuar të mbështeten ide që kontribuojnë në transformimin digjital dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për mjedisin.
Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e keqe”, kategorinë më të ulët të cilësisë së ujërave. Ndër pikat më problematike janë lumi i Tiranës në Kamëz, Lana në Lanabregas dhe Yrshek, të tre stacionet e lumit Ishëm, një segment i Erzenit dhe lumi Gjanica në Fier. Në
Pas shkeljeve të konstatuara në Spitalin Rajonal të Durrësit, si edhe më herët në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, një tjetër institucion shëndetësor publik është gjetur me shkelje në procedurat e prokurimit. Agjencia e Prokurimit Publik (APP), në përfundim të monitorimit të një kontrate të zhvilluar nga Qendra Spitalore Rajonale
Investimet direkte të Shqipërisë jashtë vendit arritën në 341 milionë dollarë gjatë vitit 2025, duke u rritur me 79 milionë dollarë ose 30.2% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të UNCTAD (Agjencia e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin) kjo është vlera më e lartë e investimeve shqiptare jashtë vendit në periudhën 2020-2025.
Sheshi ikonik Piazza San Marco në Venecia u shndërrua në një skenë të jashtëzakonshme muzikore, ku tenori italian Andrea Bocelli festoi 30-vjetorin e albumit të tij legjendar Romanza, një prej albumeve më të suksesshme në historinë e muzikës klasike crossover. Mbrëmjen e së shtunës, mijëra spektatorë mbushën sheshin deri në vendin e fundit për të
Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje. Edhe pse mbrojtja e konsumatorit është një objektiv legjitim, mënyra se si Autoriteti ka zgjedhur të komunikojë vendimin e tij për hetimin ndaj Vodafone Albania dhe One Albania hap një debat serioz mbi kufijtë e