Në rrugën Vilë-Bashtovë-Spille ka filluar asfaltimi i saj, për ta përfunduar këtë aks përpara muajve të fluksit turistik.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rehabilitimin e kësaj rruge, ndërsa theksoi se “vijon puna në rrugën Vilë-Bashtovë – Spille”.
Rruga Vilë-Bashtovë-Spille pritet të sjellë zhvillim të turizmit dhe rritjen e punësimit. Pavarësisht problemeve të hasura gjatë procesit, të cilat sollën vonesa në kryerjen e punimeve, pritet që ky projekt të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve.
