Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Microsoft: Kemi krijuar një sistem IA më të saktë se mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve komplekse

13:34 - Korrik 1, 2025 Shëndet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Microsoft ka zbuluar detaje për një sistem të inteligjencës artificiale që, sipas tij, diagnostikon sëmundje të ndërlikuara më mirë se mjekët, duke hapur rrugën drejt asaj që e quan “superinteligjencë mjekësore”.

Njësia e AI e kompanisë, e udhëhequr nga pionieri britanik i teknologjisë Mustafa Suleyman, ka zhvilluar një sistem që imiton një panel mjekësh ekspertë për të trajtuar raste “diagnostikisht komplekse dhe intelektualisht sfiduese”.

Microsoft njoftoi se kur ky sistem bashkëpunon me modelin e avancuar të AI të OpenAI, o3, arrin të “zgjidhë” më shumë se 8 nga 10 raste studimore të përzgjedhura enkas për këtë sfidë diagnostikuese. Kur këto raste iu paraqitën mjekëve praktikantë – pa ndërveprim me kolegë, pa akses në libra apo chatbot – shkalla e saktësisë ishte vetëm 2 nga 10.

Microsoft theksoi gjithashtu se sistemi i tij është më i lirë sesa përdorimi i mjekëve njerëzorë, sepse është më efikas në përzgjedhjen e analizave mjekësore që duhen bërë.

Megjithëse nënvizoi përfitimet në kosto, kompania theksoi se nuk synon të zëvendësojë mjekët, por të plotësojë rolin e tyre. “Roli i tyre klinik është shumë më i gjerë sesa vetëm të vendosin një diagnozë. Ata duhet të përballen me pasiguri dhe të ndërtojnë besim me pacientët dhe familjet e tyre – diçka që AI nuk është e aftë ta bëjë,” shkroi Microsoft në një postim në blog, duke njoftuar kërkimin, i cili po i nënshtrohet shqyrtimit shkencor.

Megjithatë, përdorimi i shprehjes “rruga drejt superinteligjencës mjekësore” lë të kuptohet për ndryshime rrënjësore në sistemin shëndetësor. Ndërsa “inteligjenca artificiale e përgjithshme” (AGI) i referohet një sistemi që barazon aftësitë njohëse të njeriut, “superinteligjenca” përfaqëson një nivel edhe më të lartë, që tejkalon kapacitetin intelektual të njerëzve në të gjitha aspektet.

Duke shpjeguar motivin pas kërkimit, Microsoft vuri në pikëpyetje vlerën e provimeve me zgjedhje të shumëfishta si testi për licencimin mjekësor në SHBA, duke thënë se ai favorizon më shumë memorimin sesa të kuptuarit e thellë të temave – çka mund të mbivlerësojë aftësitë e një modeli AI.

Microsoft po zhvillon një sistem që, ashtu si një klinicist i vërtetë, ndjek hapa të strukturuar – si bërja e pyetjeve specifike dhe kërkesa për analiza – për të arritur në një diagnozë përfundimtare. Për shembull, për një pacient me kollë dhe temperaturë, mund të nevojiten analiza gjaku dhe një radiografi e mushkërive për të vendosur nëse është pneumoni.

Qasja e re e Microsoft përdor raste studimore të ndërlikuara nga revista New England Journal of Medicine (NEJM). Ekipi i Suleyman-i i transformoi mbi 300 prej tyre në “sfida ndërvepruese rastesh”, për të testuar sistemin. U përdorën modele ekzistuese të AI, përfshirë ato të OpenAI (ChatGPT), Meta (Zuckerberg), Anthropic, Grok (Elon Musk) dhe Gemini (Google).

Microsoft më pas përdori një sistem të personalizuar AI të ngjashëm me një agjent të quajtur “orkestrues diagnostik”, i cili bashkëpunon me modelin për të vendosur cilat analiza të bëhen dhe çfarë mund të jetë diagnoza. Ky orkestrues imiton një panel mjekësh dhe propozon diagnozën përfundimtare.

Microsoft theksoi se, kur orkestruesi punoi me modelin o3 të OpenAI, sistemi i tyre zgjidhi më shumë se 8 nga 10 raste të NEJM, krahasuar me vetëm 2 nga 10 për mjekët njerëzorë.

Sipas kompanisë, ky sistem mund të shfrytëzojë një “gjerësi dhe thellësi njohurish” përtej asaj të mjekëve individualë, duke përfshirë shumë disiplina mjekësore njëkohësisht.

“Shkallëzimi i këtij niveli të arsyetimit – dhe më tej – ka potencialin të transformojë kujdesin shëndetësor,” tha Microsoft. “AI mund t’u japë pacientëve më shumë mundësi për të vetëmenaxhuar kujdesin bazë dhe të ndihmojë klinicistët në vendimmarrjen për rastet komplekse.”

Megjithatë, Microsoft pranoi se puna e tyre nuk është ende gati për përdorim klinik. Nevojitet testim i mëtejshëm për të vlerësuar performancën e sistemit të tyre “orkestrues” në simptoma më të zakonshme, për shembull./Përshtati nga The Guardian, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
google inteligjenca artificiale Microsoft mjekët OpenAI sëmundjet sistemi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter