Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bashkimi Evropian i ka vendosur kompanisë Google një gjobë prej 890 milionë eurosh dhe i ka kërkuar gjigantit amerikan të teknologjisë të ndryshojë mënyrën se si rendit shërbimet konkurruese në rezultatet e kërkimit dhe si administron dyqanin e aplikacioneve Google Play Store. Vendimi shënon përfundimin e dy hetimeve të Komisionit Evropian, i cili arriti në përfundimin se kompania ka shkelur Aktin për Tregjet Digjitale (Digital Markets Act – DMA).

Google bëhet kompania e tretë që përballet me gjoba të mëdha sipas këtij ligji evropian, i cili hyri në fuqi tre vjet më parë për të kufizuar abuzimin me pozitën dominuese të platformave të mëdha teknologjike. Ligji është kritikuar nga Uashingtoni, me argumentin se prek kryesisht kompani amerikane.

“Nuk mjafton vetëm të pretendohet përputhje me Aktin për Tregjet Digjitale. Google nuk ka përmbushur detyrimet e tij në mënyrë efektive dhe sot kemi ndërmarrë masa të vendosura, por të balancuara, për të sanksionuar këto shkelje,” deklaroi zëvendëspresidentja ekzekutive e Komisionit Evropian për politikën e konkurrencës, Teresa Ribera.

Ajo shtoi se “produktet më të mira duhet të kenë sukses sepse janë më të mira, jo sepse i përkasin kompanisë që kontrollon motorin e kërkimit”.

Dy hetime, dy gjoba

Vendimet vijnë më shumë se dy vjet pasi Komisioni Evropian hapi hetimet në mars të vitit 2024, paralelisht me procedurat ndaj Apple dhe Meta, të cilat përfunduan me gjoba në prill 2025.

Sipas raportimeve, Komisioni kishte arritur në një vendim të brendshëm që në muajin mars të këtij viti, por shpallja e tij u vonua, duke nxitur kritika nga organizata të industrisë dhe shoqërisë civile, të cilat akuzuan Brukselin se po e shtynte zbatimin e ligjit për të shmangur tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Gjoba më e madhe, 460 milionë euro, lidhet me mënyrën se si Google favorizon shërbimet e veta në motorin e kërkimit. Komisioni konstatoi se kompania u jep përparësi rezultateve të veta për blerjet online, hotelet, transportin dhe sportin, duke i renditur mbi shërbimet konkurruese.

Gjoba e dytë, në vlerën 430 milionë euro, lidhet me Google Play Store në pajisjet Android. Sipas Komisionit, Google ua kufizonte zhvilluesve të aplikacioneve mundësinë për t’i informuar përdoruesit për oferta më të lira jashtë Play Store dhe u ngarkonte tarifa që tejkalojnë kufijtë e lejuar nga legjislacioni evropian.

Megjithëse të konsiderueshme, këto gjoba janë dukshëm më të ulëta krahasuar me ato të vendosura më parë ndaj Google sipas rregullave tradicionale të konkurrencës së BE-së.

Së fundmi, Gjykata më e Lartë e Bashkimit Evropian la në fuqi një gjobë prej mbi 4 miliardë eurosh, të vendosur në vitin 2018, pasi Komisioni kishte konstatuar se Google kishte abuzuar me pozitën dominuese të sistemit operativ Android.

Komisioni Evropian thekson se DMA synon kryesisht ndryshimin e mënyrës së funksionimit të kompanive dominuese në treg, më shumë sesa ndëshkimin financiar të tyre.

Google kundërshton vendimin

Google reagoi ashpër ndaj vendimeve të Komisionit Evropian. Presidenti për çështjet globale i kompanisë, Kent Walker, deklaroi se vendimet do ta detyrojnë Google të heqë funksione të kërkimit në kohë reale, nga të cilat përfitojnë përdoruesit evropianë, si informacionet e menjëhershme për çmimet dhe disponueshmërinë e hoteleve apo fluturimeve. Sipas tij, vendimi gjithashtu dobëson mekanizmat e sigurisë në Play Store.

Ai e cilësoi vendimin si “një përkeqësim të produkteve, i nxitur nga një grup i vogël ankimuesish që veprojnë në interesat e tyre”.

Google njoftoi se po shqyrton të gjitha opsionet ligjore, përfshirë paraqitjen e një ankese ndaj vendimit.

Afat 60 ditë për zbatim

Google ka 60 ditë, deri në fund të shtatorit, për të zbatuar kërkesat e Komisionit Evropian. Nëse nuk i respekton ato, kompania mund të përballet me një procedurë të re shkeljeje dhe me gjoba ditore që mund të arrijnë deri në 5 për qind të xhiros ditore globale të Alphabet (55 milionë dollarë në ditë), kompania mëmë e Google.

Teresa Ribera tha se mundësia e vendosjes së gjobave të reja duhet ta nxisë kompaninë të rikthehet në negociata për të gjetur një zgjidhje që siguron përputhje të plotë me DMA.

“Ky është një mesazh i qartë për Google. Ne presim një propozim serioz për respektimin e ligjit. Synimi i rregulloreve tona është të garantojnë funksionimin e drejtë të tregjeve, jo të ndëshkojnë kompanitë. Por kur është e nevojshme, sanksionet janë të pashmangshme,” deklaroi ajo.

Komisioni Evropian bëri të ditur se Google ka nisur tashmë testimin e disa ndryshimeve, përfshirë mënyrën se si paraqiten shërbimet falas si blerjet online, hotelet dhe fluturimet, duke e cilësuar këtë si “përparim të konsiderueshëm”.

Diskutimet mes palëve vazhdojnë edhe për mënyrën se si rregullat e DMA do të zbatohen ndaj funksioneve të inteligjencës artificiale të Google, përfshirë AI Overviews dhe AI Mode.

Ekofin Media
Ekofin Media
gjoba google konkurrenca playstore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

BE-ja mban shpresat jashtë territorit: 32.9 milionë vende pune varen nga tregjet jashtë Unionit

13:09 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter