Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh para se të krijohej Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale e deri më sot, kam shkruar disa artikuj rreth ndarjes së re territoriale. Kjo, nisur nga fakti se në dy dekadat e fundit kam drejtuar dhjetra sondazhe në terren, që më kanë bërë t’i analizoj me hollësi të gjitha krahinat e vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, ekonomike, arsimore dhe politike (në funksion të ndërtimit të kampionëve statistikorë sa më përfaqësues).

Në këtë shkrim do të bëj një përmbledhje të gjithë shkrimeve të mëparshme, duke dalë me sugjerime konkrete për bashkitë e vogla që mendoj se duhet t’u përngjiten të mëdhave (hartën e tyre kuptohet që do ta vendosë Kuvendi në vjeshtë, pavarsisht se çfarë mendoj unë apo të tjerë që mendojnë ndryshe nga unë).

Le ta fillojmë nga Veriu.

Bashkia e vogël e Fushë-Arrëzit duhet t’i përngjitet Pukës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Hasit duhet t’i përngjitet Kukësit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Klosit duhet t’i përngjitet Matit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Bulqizës duhet t’i përngjitet Dibrës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Duke zbritur në Shqipërinë e Mesme, bashkia e vogël e Vorës duhet t’i përngjitet Kamzës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Rogozhinës duhet t’i përngjitet Kavajës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Duke zbritur poshtë Shkumbinit, bashkia e vogël e Belshit duhet t’i përngjitet Cërrikut, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Prrenjasit duhet t’i përngjitet Librazhdit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Sa i përket gjeografisë, përkohësisht, përngjitja përbën problem, sepse duhet një orë të udhëtosh nga Prrenjasi në Librazh. Sidoqoftë, me përfundimin e autostradës, distanca mund të përshkohet për 15-20 minuta.

Bashkia e vogël e Divjakës duhet t’i përngjitet Lushnjës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkitë e vogla të Patosit dhe Roskovecit duhet t’u përngjiten Fierit, sepse nuk përmbushin kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbeten si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Dimalit duhet t’i përngjitet Kuçovës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Poliçanit duhet t’i përngjitet Skraparit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Maliqit duhet t’i përngjitet Korçës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Memaliajt duhet t’i përngjitet Tepelenës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Këlcyrës duhet t’i përngjitet Përmetit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Libohovës duhet t’i përngjitet Gjirokastrës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkia e vogël e Selenicës duhet t’i përngjitet Vlorës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete.

Bashkitë e vogla të Delvinës dhe Finiqit duhet t’u përngjiten Sarandës, sepse nuk përmbushin kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbeten si bashki më vete.

Sarandës mund t’i përngjitet edhe bashkia e vogël e Konispolit, por distanca e qendrës së saj nga Saranda përbën një problem gjeografik. Gjithashtu, ekzistencën si bashki më vete nuk e justifikojnë bashkitë në miniaturë Dropull dhe Pustec, por duke qenë bashki puro minoritare, mund të justifikohet vazhdimësia e tyre.

Në qoftë se realizohen të gjitha përngjitjet e mësipërme, do të mbeten 41 bashki nga 61 që janë aktualisht. Edhe kuptohet që përngjitjet do të krijojnë bashki me sipërfaqe më të mëdha. Për këtë arsye, duhen fuqizuar dhe zgjeruar shërbimet që ofrojnë njësitë administrative brenda bashkive, në mënyrë që banorët e tyre të shërbehen sa më afër vendbanimit.

Ekofin Media
Ekofin Media
bashki Eduard Zaloshnja komisioni reforma territoriale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter