Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Linja e shpejtë e trenave që lidh Italinë me Gjermaninë dhe Austrinë përfundon në vitin 2026

23:01 - Maj 24, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Lidhja e re hekurudhore me shpejtësi të lartë do të jetë funksionale deri në vitin 2026, në marrëveshje me Deutsche Bahn dhe ÖBB.

Italia do të nisë një lidhje të re hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Gjermanisë dhe Austrisë deri vitin e ardhshëm, njoftoi kompania shtetërore italiane e hekurudhave, Trenitalia.

Ky hap, pjesë e rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë ‘Metroja Evropiane’, vjen pas një marrëveshjeje mes Trenitalia (Grupi FS), kompanisë gjermane të hekurudhave Deutsche Bahn (DB) dhe operatorit austriak ÖBB.

Shërbimi i ri ndërkufitar që lidh Romën dhe Milanon me Mynihun do të aktivizohet deri në vitin 2026 dhe do të zgjerohet gradualisht deri në Berlin dhe Napoli nga dhjetori i vitit 2028, thuhet në një deklaratë të Grupit FS.

Gianpiero Strisciuglio, CEO dhe drejtor i përgjithshëm i Trenitalia-s, tha se lidhja e Italisë me qytetet kryesore evropiane me tren është “një nga objektivat strategjikë” të Grupit FS, me qëllimin që Frecciarossa të bëhet “treni i evropianëve dhe jo vetëm i italianëve”.

Lidhja hekurudhore midis Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë është përzgjedhur nga Komisioni Evropian si një projekt pilot, në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar ofertën ndërkombëtare të transportit dhe për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për udhëtime të qëndrueshme midis vendeve evropiane.

Shërbimi i ri do të nisë me katër lidhje që bashkojnë Mynihun me Milanon dhe Romën.

Në linjën Milano-Mynih, me kohë udhëtimi prej gjashtë orë e gjysmë, ndalesat kryesore do të jenë në Brescia, Verona, Rovereto, Trento, Bolzano dhe Innsbruck.

Rruga Romë-Mynih, me kohë udhëtimi prej tetë orë e gjysmë, do të ndalet në Firence, Bolonja, Verona, Rovereto, Trento, Bolzano dhe Innsbruck.

Hapja e Tunelit Bazë të Brenner-it, e planifikuar për vitin 2032, do të reduktojë kohën e udhëtimit me rreth një orë, tha Grupi FS.

Nga dhjetori i vitit 2028, shërbimi do të përfshijë 10 lidhje midis Italisë dhe Gjermanisë, duke mbuluar rrugët: Milano-Mynih, Milano-Berlin, Romë-Mynih, Napoli-Mynih dhe Napoli-Berlin.

Shërbimi i ri do të operohet me Frecciarossa 1000, treni me shpejtësi të lartë i Trenitalia-s, i projektuar për të udhëtuar në Itali dhe në rrjete të tjera hekurudhore evropiane, duke qenë në gjendje të përballojë ndryshimet në furnizimin me energji elektrike dhe sinjalizimin në vende të ndryshme.

Lidhja e re Frecciarossa me Gjermaninë dhe Austrinë do t’u mundësojë gjithashtu udhëtarëve të lidhen me shumë destinacione të tjera hekurudhore, përfshirë Frankfurtin dhe Krakovën.

Në shtatorin e kaluar, ministri italian i transportit Matteo Salvini përurtoi trenin e ri të natës ÖBB Nightjet, i cili lidh Romën me Vjenën për 16 orë, ndërsa në fillim të këtij viti Grupi FS njoftoi planet për të nisur një shërbim hekurudhor me shpejtësi të lartë midis Londrës dhe Milanos deri në vitin 2029.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
austria gjermania italia Treni i shpejtë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

gazetar_111:43 - Korrik 20, 20260

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti Vullnet Sinaj synon t’u…

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:43 - Korrik 20, 2026

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter