Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti Vullnet Sinaj synon t’u japë një mundësi të dytë mijëra qytetarëve për të përfunduar procesin e pajisjes me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), duke zgjatur afatin e aplikimit deri më 31 dhjetor 2027. Paralelisht, projektligji forcon kompetencat e bashkive për të ndërhyrë ndaj zënies dhe dëmtimit të paligjshëm të tokës bujqësore, rrugëve të kalimit dhe kanaleve ujitëse e vaditëse.

Projektligji parashikon ndryshime në ligjin nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, duke zëvendësuar afatin aktual gjashtëmujor për aplikim me një datë fikse, 31 dhjetor 2027. Ndryshimi prek nenin 6 dhe nenin 12 të ligjit, me argumentin se shumë përfitues nuk arritën të paraqesin kërkesat brenda afatit të vitit 2020 për arsye objektive, si mungesa e informacionit ose emigracioni.

Në relacionin shoqërues, Sinaj argumenton se afati fillestar për aplikim përfundoi më 7 nëntor 2020, vetëm gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Sipas tij, kjo ka bërë që shumë qytetarë, megjithëse përfitues të ligjshëm të tokës bujqësore, të humbasin të drejtën për t’u pajisur me titull pronësie. Ai thekson se një pjesë e madhe e tyre jetojnë jashtë vendit dhe rikthehen në Shqipëri kryesisht gjatë verës ose festave të fundvitit, ndaj afati i ri deri në fund të vitit 2027 do të krijonte kushte më të favorshme për përfundimin e procedurave.

Një tjetër element i rëndësishëm i projektligjit është shtimi i një neni të ri, 15/1, që u jep bashkive kompetenca të qarta për të trajtuar rastet e zënies së paligjshme të tokës bujqësore. Sipas propozimit, kryetarët e bashkive, administratorët e njësive administrative, policia bashkiake dhe strukturat përgjegjëse për bujqësinë do të kenë detyrimin të konstatojnë shkeljet, të hartojnë procesverbale dhe të ndërmarrin masat e nevojshme.

Projektligji parashikon që kryetari i bashkisë të urdhërojë kthimin e menjëhershëm të tokës në gjendjen e mëparshme ose lirimin e rrugëve të kalimit dhe kanaleve brenda një afati maksimal prej 15 ditësh. Në rast moszbatimi, bashkia mund të ekzekutojë masën me strukturat e saj, ndërsa shpenzimet do t’i ngarkohen shkelësit. Gjithashtu, vendimet e bashkisë mund të ankohen në gjykatë, por ankimi nuk pezullon zbatimin e tyre.

Në relacion argumentohet se legjislacioni aktual nuk u jep bashkive instrumente të mjaftueshme për të ndërhyrë në raste të tilla, duke bërë që qytetarët të detyrohen t’u drejtohen proceseve gjyqësore, të cilat shpesh zgjasin për një kohë të gjatë. Për këtë arsye, propozuesi vlerëson se fuqizimi i pushtetit vendor do të mundësojë zgjidhje më të shpejta dhe më efektive për konfliktet mbi tokën bujqësore./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bujqësore kuvend mazhoranca nisma tokë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter