Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko dhe Malaj u kërkojnë bankave të bëjnë më shumë për kreditimin në bujqësi

11:32 - Korrik 8, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nevoja për rritjen e kreditimit të sektorit bujqësor, me fokus investimet që rrisin produktivitetin dhe kapacitetin këtij sektori, përmes instrumenteve mbështetës që ka adresuar qeveria, ishte në fokus të takimit që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave.

Duke marrë fjalën në këtë takim, Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko tha se, “kjo tryezë ka për qëllim të identifikojë rrugët dhe instrumentet e duhura për hapjen e një kapitulli të ri në kreditimin e sektorit bujqësor të vendit, që sot mbetet ende në nivel të ulët”.

Sipas tij, ky sektor siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Për më tepër, trendet e viteve të fundit nuk janë aspak pozitive.

Gurvernatori u bëri apel bankave tregtare që kjo mangësi duhet korrektuar një orë e më parë, nëse synohet nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare.

“Banka e Shqipërisë vendosi në fokus të Programit të saj të Financimit të Biznesit Mikro, të Vogël e të Mesëm, rritjen e kredisë për sektorin bujqësor. Ky program, pjesë e të cilit janë bërë të gjithë aktorët e sektorit bankar, ju ofron ju një bazë të sigurt e të qëndrueshme fondesh, me kosto të ulët, për kreditimin e projekteve të zhvillimit të sektorit bujqësor, duke përshirë edhe agroturizmin dhe industrinë agroushqimore. Së fundmi, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, duke vënë në dispozicion një skemë garancie sovrane për kreditë e dhëna sektorit bujqësor. Kjo garanci ul ndjeshëm rrezikun e kreditimit të këtij sektori, duke reduktuar ndjeshëm dhe një nga problemet themelore që kemi diskutuar, kolateralin”, tha ai.

Guvernatori tërhoqi vëmendjen e përfaqësuesve të Bankave Tregtare në vend në tre momente të rëndësishme.

“Së pari, në aspektin e ngushtë të interesit të bizneseve që ju drejtoni, dëshiroj të theksoj se shkalla e ulët e kreditimit të sektorit bujqësor nuk duhet të shihet vetëm si dëshmi e problemeve që ekzistojnë në këtë proces, por dhe si tregues potencial i kthimit të lartë që mund të siguroni nga investimi në të. Për këtë arsye, ju ftoj t’i jepni bujqësisë vëmendjen dhe ekspertizën që meriton.

“Së dyti, në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritja e sektorit bujqësor në sinkron dhe paralel me sektorët e tjerë të ekonomisë, duhet parë si një element esencial për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Nga ky këndvështrim, si aktorë primarë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit, ju duhet të konsideroni kreditimin e sektorit bujqësor, si një investim me kthim pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.

“Së treti, si aktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore të vendit, mbështetja e sektorit bujqësor duhet të shihet edhe si detyrim moral ndaj Shqipërisë, vendi në të cilin zhvilloni me siguri dhe rentabilitet biznesin tuaj. Përkrahja e industrisë së zinxhirit ushqimor mbetet një faktor me rëndësi të vërtetë jetike për një vend dhe popullsinë e tij”, tha Guvernatori Sejko.

Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se një nga prioritet e Qeverisë shqiptare është rritja financiare në sektorin bujqësor, përmes një qasjeje dhe instrumenteve të reja bankare.

Sipas Malajt, potenciali në këtë sektor ekziston, sikundër edhe vullneti, por ajo që do të duhet të nxitet është rritja e aksesit në financë.

“Vitet e fundit, Qeveria shqiptare përmes Garancive Sovrane, katër të tilla, ka mbështetur sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në vijim të kësaj përvoje pozitive që kemi pasur së bashku, ne po hedhim hapin e radhës për miratimin e një skeme të re Garancie Sovrane që për herë të parë do të mbështesë sektorin e bujqësisë me një fond prej 3 miliardë lekësh apo 30 milionë euro. Kjo garanci synon që të adresojë problematika, siç është mungesa e kolateralit, por që kërkon edhe të nxisë kreditimin e këtij sektori me një kosto sa më të ulët”, pohoi Malaj.

“Elementët kryesorë të kësaj garancie janë sigurimi deri në 70% i vlerës së kredisë për fermerët dhe për SME-të në sektorin bujqësor. Do të ketë një normë të kufizuar në 2%, si edhe përdorimi i fondeve do të jetë ekskluzivisht për agropërpunimin, për përdorimin e mekanikës bujqësore, agroturizmin, peshkimin, serrat moderne etj.”, tha ai.

Ministri i Financave u shpreh se “kjo garanci nuk është vetëm një instrument financiar, por edhe një mundësi reale për të ndërtuar një model të ri të zhvillimit rural dhe ekonomik”.

Ministri Malaj u shpreh se zbatimi me efikasitet i Grancisë Sovrane kërkon pjesëmarrje aktive edhe nga vetë fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në të gjithë vendin.

Ekofin Media
Ekofin Media
bankat bujqësi kreditimi Malaj sejko
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

gazetar_210:08 - Korrik 22, 20260

Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një…

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter