Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Raporti i World Economic Forum, Balluku: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

18:18 - Qershor 18, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik.

World Economic Forum ka publikuar renditjen e shteteve duke iu referuar tri kolonave të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik. Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë, duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i energjisë.

Të tilla vlerësime, shkruan Balluku në rrjete sociale, na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.

“Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve për sa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve. World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, Suedia, Zvicra apo Franca”, shprehet Balluku.

Balluku tha se është “krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë të vlerësohen ndërkombëtarisht”.

“Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit, për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto. Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike”, theksoi Balluku.

Ekofin Media
Ekofin Media
belinda balluku energjia forumi qendrueshmeria world economic forum
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter