Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qemal Disha, pioneri i transformimit të tregut shqiptar të sigurimeve

15:41 - Janar 10, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Adi Darsi

Qemal Disha, themeluesi dhe drejtuesi i të parës kompani publike të sigurimeve në Shqipëri, INSIG, e ripërsëriti veten edhe një herë më 1999, me krijimin e të parës kompani private të sigurimeve SIGMA. Në vitet në vijim, zoti Disha parapriu hapjen e tregut shqiptar të sigurimeve në rajon dhe pak vite më vonë edhe futjen e investimeve të huaja në këtë treg.

CV – Kush ishte Qemal Disha

Lindi në Dibër më 25.02.1952.

Në vitin 1968 mbaroi Teknikumin Ekonomik në Tiranë.

Në vitin 1974 përfundoi studimet në Fakultetin e Ekonomisë në UT, dega financë.

Në vitet 1970–1979 shërbeu si specialist kontabiliteti në Bulqizë e Burrel.

Në vitet 1979–1990 specialist dhe drejtor drejtorie në Ministrinë e Financave.

Gjatë këtyre viteve shërben edhe si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Ekonomisë.

Në vitet 1990–1991 shërben si zëvendës ministër i financave.

Në shkurt 1991 deri në prill 1991 shërben si Ministër i Financave.

Në vitet 1991–1992 zgjidhet deputet i Matit në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 1992 deri më 1997 drejtor i kompanisë shtetërore të sigurimeve, INSIG.

Nga viti 1999 deri në 2016 drejtor i përgjithshëm i kompanisë së Sigurimeve SIGMA.

Pioneri i transformimit të tregut të sigurimeve

Karriera e gjatë e Qemal Dishës, si zyrtar i lartë publik para viteve ’90, u pasurua më tej me themelimin dhe drejtimin për disa vite me radhë të kompanisë publike të sigurimeve INSIG. Ishin vitet e transformimeve të mëdha ekonomike. Kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut të lirë u shoqërua me lindjen e tregjeve të reja, që deri në atëherë kishin qenë embrionike. Kështu lindi edhe tregu i sigurimeve, ku Disha do të mbahet mend si njeriu që parapriu këtë transformim.

Më 1997, me ndërrimin e pushteteve, ai u largua nga drejtimi i INSIG. Por me vete mori një armë shumë të çmuar: njohjen e tregut vendas të sigurimeve dhe lidhjet e shumta me kompani të mirënjohura ndërkombëtare të këtij tregu. Me këtë arsenal shumë të vlefshëm në zotërim, në shtator 1999, Disha hyn i pari në tregun privat të sigurimeve. Me një kapital themelues 300 mijë dollarë, i siguruar në bashkëpunim me 13 aksionerë, ai krijoi kompaninë “Siguria e Madhe”. Erdhi kështu në jetë sipërmarrja e parë private shqiptare e sigurimeve, SIGMA.

Vetë krijuesi i saj, Qemal Disha, në vitet e para të aktivitetit privat, shquhet si menaxher i zoti dhe që pas vitit 2003, për shumë vite me radhë, ai është në krye të listës së sipërmarrësve më të mirë të vendit.

Shpejt SIGMA, kompania e krijuar prej tij, pati rezultate befasuese në treg. Në një periudhë të shkurtër ajo e tejkalon biznesin e simotrës publike, të cilën vetë e kishte krijuar e drejtuar, INSIG. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2002, SIGMA pati një total primesh në vlerën 1.064 miliardë lekë, kishte derdhur 177 milionë lekë TVSH dhe 52 milionë lekë tatim fitimi, dhe kishte kapur një fitim neto vjetor 200 milionë lekë. Atë vit kompania pagoi 235 milionë lekë dëme. Në vitet në vijim rezultatet e kompanisë së drejtuar prej tij, në të gjithë treguesit, njohën vetëm rritje.

Shtrirja në tregun rajonal

Vetëm tre vite pas krijimit të saj në Shqipëri, SIGMA bëhet ndër të parat kompani shqiptare që e shtrin aktivitetin jashtë kufijve të vendit. Në tetor 2002, Disha e shtrin aktivitetin e kompanisë së tij edhe në tregun e Maqedonisë, duke zgjeruar mundësitë për klientët në rajon. Gati dy vite më pas, në shtator 2004, SIGMA fitoi licencën për të operuar në Kosovë, duke hapur degën e saj për të ofruar shërbime të sigurimeve ndërkombëtare dhe lokale. Nga ajo kohë e në vazhdim, SIGMA u shërbeu konsumatorëve bashkë me simotrat e saj në Kosovë, ku biznesi u rrit më shpejt, dhe në Maqedoni.

Në fund të vitit 2004 kompania kishte 2.6 milionë euro prime të mbledhura në Maqedoni, 4.7 milionë euro në Kosovë dhe rreth 8.5 milionë euro të mbledhura në Shqipëri. Rezultati i biznesit atë vit u vlerësua me një rritje 23 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndaj slogani i saj në spotet publicitare të kohës u përzgjodh të ishte: “SIGMA, kompania më e madhe e sigurimeve në trojet shqiptare”. Në fund të vitit 2005 kompania arkëtoi 5.8 milionë euro prime në Maqedoni, 3.6 milionë euro në Kosovë dhe 9.5 milionë euro në Shqipëri.

Nëse kishte një person që, me cilësinë e profesionistit dhe me garancinë e kompetentit, kishte paraprirë këtë zgjerim dhe ecuri në tregun e sigurimeve, padyshim ai ishte Qemal Disha.

Por jo vetëm zgjerimi, të ardhurat e kompanisë u rritën edhe për shkak të ndjekjes së zhvillimeve teknologjike në treg. Në një intervistë të vitit 2006, zoti Disha thoshte se ishte relativisht i kënaqur me ecurinë e kompanisë së tij edhe për faktin se, me ndërtimin e sistemit të shitjeve online, treguesi i primeve të atij viti ishte në rritje. Atë vit SIGMA rezultoi të kishte paguar 5.2 milionë euro dëme në favor të klientëve të vet.

Kapitali i huaj në tregun shqiptar të sigurimeve

Në shtator 2007, Qemal Disha, si gjithmonë pioner në zhvillimet e tregut, kishte vendosur të ecte edhe më përpara. SIGMA bëhet pjesë e Vienna Insurance Group (VIG). Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë e kishte vënë veten mes atij grupi sipërmarrësish që vijonte të kërkonte zgjerimin e kufijve të biznesit. Ky ishte një zgjerim edhe për tregun në përgjithësi. Kompania e parë private e sigurimeve, të cilën nga një ide, në bashkëpunim me 14 aksionerë, në vitin 1999 ai e ktheu në biznes, atë vit u vlerësua me vlerë tregu 23 milionë euro. Këtë çmim për SIGMA e kishte vendosur një nga kompanitë e mirënjohura ndërkombëtare të sigurimeve, Vienna Insurance Group.

Pas këtij vlerësimi, drejtuesit e panë të arsyeshme të shesin 75% + 1 të aksioneve të kompanisë; 7 aksionerët e mbetur shqiptarë mbajtën rreth 25 për qind të aksioneve. “Martesa” me kapitalin e huaj jo vetëm që e konsolidoi kompaninë, por ajo solli ndryshime rrënjësore në tregun financiar shqiptar. Vienna Insurance Group ishte një kompani e mirënjohur në tregun europian të sigurimeve dhe përvoja e saj sillte kalimin në një fazë dhe standard shumë më të lartë për tregun shqiptar.

Zgjerimi i kufijve të biznesit vijoi edhe vitet më pas. Në tetor 2014 SIGMA bashkohet me Interalbanian duke formuar Sigma Interalbanian VIG dhe duke zgjeruar gamën e shërbimeve dhe produkteve të sigurimit.

Në maj 2016, Qemal Disha e kuptoi se ishte koha për ta lënë biznesin në duart e më të rinjve. Ai ia kaloi drejtimin e kompanisë Klaidi Çitozit, duke përmbyllur një karrierë që la gjurmë të thella në tregun shqiptar të sigurimeve. Sigma VIG, bërthamën e së cilës ai e krijoi 26 vite më parë, në vitin 2024 rezultoi të ishte një ndër tre kompanitë kryesore të tregut shqiptar të sigurimeve.

Ekofin Media
Ekofin Media
pioner Qemal disha shqiptar sigurimeve transformimit tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter