Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Plani i BE, Olivér Várhelyi: Nëse zbatohen rregullat, vendeve të rajonit do t’i dyfishohen ekonomitë në 10 vitet e ardhshme

10:42 - Shkurt 29, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioneri për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi prezantoi planin e Unionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij në Samitin e zhvilluar në Tiranë, ai u shpreh se vendeve të rajonit do t’i dyfishohen ekonomitë në 10 vitet e ardhshme.

Sipas tij, ky plan do të funksionojë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të zbatojnë rregullat e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se duhet të ecet përpara me reformat që vënë në zbatim planin, ndërsa theksoi se “në rast se ju pranoni  të gjitha rregullat e BE mund të bëheni pjesë e tregut përpara se ju të bëheni shtet anëtar”.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë dua të lëmë diçka pas, diçka serioze, diçka që të jetë e prekshme, diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për zgjerimin.

Ky proces integrimi do të thotë që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE, që do të thotë se edhe BE duhet që të ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtarë të BE. Pra kjo është ideja jonë dhe që sjellim me planin e rritjes.

Kemi besim që ju do merrni përfitimet e këtij plani, i cili ka mundësi që të kontribuoje në dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë dhe duan pronësinë e këtij plani. Rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi dhe kjo do të thotë që të arrihen rezultat në ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse aplikon rregullat e BE, në rast se ju pranoni  të gjitha këto rregulla dhe mund të bëheni pjesë e tregut përpara se ju të bëheni shtet anëtar”, tha komisioneri Varhely.

Ekofin Media
Ekofin Media
ballkani perëndimor Olivér Várhelyi Plani i BE
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter