Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Mercedes-Benz ul parashikimin për shitjet, ndërsa fitimi rritet pavarësisht dobësimit të tregut kinez

12:04 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Përgatitja për SEPA: Çfarë duhet të dini për pagesat moderne

22:48 - Shtator 22, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërsa Shqipëria përgatitet për integrimin zyrtar në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), forcimi i edukimit financiar dhe ndërgjegjësimit është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Teknologjitë dhe standardet e reja të pagesave sjellin mundësi të mëdha për individët, bizneset dhe ekonominë në tërësi, por kërkojnë edhe një kuptim të qartë se si të përdoren në mënyrë efektive dhe të sigurt. Sparkassenstiftung Albania është e angazhuar të mbështesë këtë proces përmes edukimit dhe informimit.

Duke ofruar shpjegime praktike për tema si pagesat digjitale, transaksionet e sigurta online dhe transferimet SEPA, synimi është fuqizimi i njerëzve që të menaxhojnë financat e tyre me besim. Përmes këtyre njohurive dhe materialeve shpjeguese, garantohet që të gjithë – konsumatorë, sipërmarrës apo profesionistë të rinj – të përfitojnë nga mundësitë që ofrojnë sistemet moderne të pagesave në Shqipëri dhe në gjithë Evropën.

Pagesat digjitale: Një mënyrë më e sigurt dhe më e shpejtë për të paguar

Pagesat digjitale ofrojnë një alternativë moderne dhe efikase ndaj metodave tradicionale për pagesat dhe transferimin e parave. Çdo transaksion mbrohet me teknologji enkriptimi, duke siguruar mbrojtjen e të dhënave personale dhe financiare. Me vetëm një prekje në celular, pagesat mund të kryhen shpejt dhe lehtësisht nga çdo vend. Ky sistem kursen kohë dhe rrit sigurinë financiare për individët dhe bizneset.

Transaksione të shpejta dhe të sigurta

Me pagesat digjitale, faturat apo transfertat tek miqtë e familja kryhen në pak sekonda, pa pasur nevojë për para në dorë. Projektuar për komoditet dhe siguri, këto pagesa fuqizojnë përdoruesit të menaxhojnë financat në mënyrë efikase, pavarësisht vendndodhjes.

SEPA: Thjeshton transfertat në Evropë

SEPA standardizon pagesat në euro në të gjithë Evropën, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe transparente për dërgimin e parave. Brenda Shqipërisë dhe me vendet e tjera evropiane, SEPA garanton transaksione të shpejta, të sigurta dhe pa tarifa të fshehura. Individët dhe bizneset kryejnë transferta ndërkufitare po aq lehtësisht sa edhe pagesat vendase.

Pagesa ndërkufitare pa barriera

SEPA bën të mundur që kartat e lëshuara në Shqipëri të funksionojnë pa pengesa në mbarë Evropën. Kjo siguron që pagesat jashtë vendit të jenë po aq të thjeshta sa ato në tregun vendas, duke përmirësuar përvojën e blerjeve gjatë udhëtimeve ose në biznesin ndërkombëtar.

Pagesa elektronike në kohë reale

Pagesat e shpejta elektronike lejojnë transferimin e parave brenda sekondave – një zgjidhje e besueshme për transaksione urgjente. Nga pagesa e faturave e shërbimeve, tek blerjet online apo dërgimi i dhuratave, ky sistem kombinon shpejtësinë me sigurinë. SEPA garanton që këto pagesa të kryhen në mënyrë efikase dhe transparente në mbarë sistemin financiar evropian.

Fleksibilitet përtej orarit bankar

Pagesat digjitale mundësojnë shlyerjen e shpenzimeve nga qiratë e deri tek transaksionet e biznesit, pa kufizime orari. Ndryshe nga bankat tradicionale, këto shërbime funksionojnë 24/7, edhe në fundjavë apo festa zyrtare. Kjo fleksibilitet u jep individëve dhe bizneseve aftësinë për të menaxhuar financat e tyre në çdo kohë e vend, duke e bërë menaxhimin financiar më të përshtatshëm dhe më të besueshëm./Përshtati nga Sparkassenstiftung Albania, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
barriera elektronike SEPA transfertat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

gazetar_112:14 - Korrik 28, 20260

Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i…

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:14 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Mercedes-Benz ul parashikimin për shitjet, ndërsa fitimi rritet pavarësisht dobësimit të tregut kinez

12:04 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter