Kategoria: SEPA
Më 7 tetor të vitit të kaluar, Shqipëria nisi zyrtarisht transfertat me SEPA. Që nga ai moment, kostot e transfertave të emigrantëve shqiptarë që i dërgojnë para familjeve të tye në Shqipëri, por edhe të shqiptarëve brenda vendit që nisin transaksione në euro drejt vendeve të tjera nëpërmjet këtij sistemi, janë ulur ndjeshëm. Sipas burimeve
Pagesat elektronike mund t’i kursejnë ekonomisë shqiptare deri në 38.7 miliardë lekë në vit, një vlerë e barabartë me rreth 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Përfitimet lidhen me kalimin nga përdorimi i parasë fizike drejt pagesave elektronike dhe krijimin e infrastrukturës së pagesave të menjëhershme. Vlerësimi vjen nga një studim i përbashkët i Bankës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka konfirmuar se objektivi për vënien në funksion të platformës TIPS Clone mbetet muaji nëntor, duke e cilësuar këtë si një nga projektet më të rëndësishme për modernizimin e sistemit të pagesave në vend dhe integrimin e tij me infrastrukturën evropiane. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve pas
Nga Fatos Çoçoli Modernizimi i sistemit financiar shqiptar ka qenë një nga proceset më të rëndësishme të viteve të fundit. Në qendër të këtij transformimi qëndron roli i Bankës së Shqipërisë, e cila, përmes reformave të vazhdueshme në fushën e pagesave, ka krijuar kushtet për një integrim më të thellë të vendit në tregun financiar
Shqipëria po kalon nga një fazë “kapjeje të ritmit” drejt ndërtimit të arkitekturës financiare: nga digjitalizimi bazë drejt “open banking”, pagesave të shpejta, afrimit me standardet europiane dhe një ekosistemi startup-esh më të dukshëm. Kjo e bën atë një nga tregjet më interesante të vogla fintech në Europën Juglindore. Edhe pse ende nuk tërheq vëmendjen
Anëtarësimi dhe operacionalizimi i SEPA (Zona Unike e Pagesave në Euro) ka sjellë një ulje të konsiderueshme të kostove të transfertave për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë kryerjen e pagesave ndërkufitare në euro. Sipas një studimi të Bankës Botërore, për transfertat prej
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të integrimit financiar evropian me operacionalizimin e plotë të anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), një zhvillim që pritet të prodhojë përfitime të drejtpërdrejta dhe afatgjata për ekonominë, bizneset dhe qytetarët. Sipas një studimi të detajuar të German Economic Team (GET), anëtarësimi në SEPA
Në më pak se një muaj, nga 7 tetori kur nisi zyrtarisht zbatimi i SEPA-s dhe deri në 31 tetor, ka pasur një “boom” të parave që janë dërguar në Shqipëri përmes këtij sistemi, por edhe të transaksioneve në euro nga vendi jonë drejt shteteve të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro. Në një
Në mbrëmjen e fundvitit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vuri theksin te roli vendimtar i sistemit bankar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit, duke e cilësuar vitin 2025 si një periudhë konsolidimi, rritjeje dhe modernizimi për sektorin financiar shqiptar. Në një kontekst të karakterizuar nga
Në takimin me Shoqatën e Bankave, përfaqësues të sektorit financiar dhe atij fintech, në kuadër të nismës kombëtare për reduktimin e pagesave me para në dorë, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se kjo nismë ka për synim të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, duke krijuar një infrastrukturë moderne, të sigurt