Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026

Mbi 1 260 fermerë kërkojnë 3.5 milionë euro kompensim përmes autofaturës

14:23 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OTP Group vlerësohet banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore nga “Global Finance”

17:33 - Mars 25, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

OTP Group shpallet Banka më e Mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2025 nga revista prestigjioze “Global Finance”

Në katër vende – Kroaci, Hungari, Mali i Zi dhe Slloveni – anëtarët e Grupit OTP u nderuan si Banka më e Mirë nga konkursi ndërkombëtar i revistës Global Finance dhe OTP Group vazhdon të kryesojë listën e Bankës më të Mirë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore gjithashtu. Ky vlerësim vjen si rikonfirmim për përsosmërinë e OTP Group në performancën financiare, iniciativat strategjike dhe inovacionin në të gjithë rajonin.

Për më tepër, përpjekjet e OTP Group për qëndrueshmëri janë renditur ndër më të mirat në nivel global. Revista ndërkombëtare Global Finance, me qendër në Nju Jork dhe e pranishme në 188 vende të botës, ka shpallur çmimet e saj vjetore të edicionit të 32-të për bankat më të mira në botë. Fituesi i përgjithshëm rajonal në Evropën Qendrore dhe Lindore është OTP Group: Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2025. Për vitin 2025, anëtarët e Grupit OTP fituan çmimet e Bankës më të Mirë në kategorinë e vendit në Kroaci, Hungari, Mal të Zi dhe Slloveni.

Revista identifikon bankat më të mira bazuar në një përzierje faktorësh sasiorë dhe subjektivë, duke përfshirë për shembull rritjen e aktiveve, përfitimin, shtrirjen gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimin e biznesit të ri dhe inovacionin e produktit.

Këtë vit, Global Finance ka shpallur përzgjedhjet e saj për Çmimet vjetore të Financave të Qëndrueshme për 2025 dhe OTP Group është përzgjedhur si fitues në 1 shtet, në 2 kategori rajonale (CEE) dhe në 1 kategori globale:

Banka më e mirë në botë për hua të lidhura me tranzicionin/qëndrueshmërinë për vitin 2025 (globale)

Banka më e mirë për Financa të Qëndrueshme në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2025 (rajonal)

Banka më e mirë për kreditë e lidhura me tranzicion/qëndrueshmëri për vitin 2025 në Evropën Qendrore dhe Lindore (rajonale)

Banka më e mirë për financa të qëndrueshme në Hungari për vitin 2025 (në vend)

“Financat e qëndrueshme dhe transparenca shkojnë krah për krah. OTP Group integron vazhdimisht faktorët mjedisorë dhe socialë në vendimet financiare, duke nxitur në mënyrë aktive tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe me karbon të ulët.

Puna jonë ekipore, trajnimi i synuar ESG dhe raportimi transparent kanë qenë çelësi për njohjen tonë ndërkombëtare, duke e pozicionuar OTP si një lider rajonal në financat e gjelbra.” – Gergely Pókos, Drejtor Menaxhues, Drejtoria e Programit të Gjelbër të OTP Bank.

Kjo nuk është njohja e parë globale për angazhimet e OTP ndaj  qëndrueshmërisë. OTP Group u vlerësua gjithashtu banka më e mirë në botë për transparencën e qëndrueshmërisë nga Revista Global Finance në vitin 2024.

Kjo njeh përpjekjet intensive dhe të synuara të Grupit Bankar për të mbajtur qëndrueshmërinë në krye të operacioneve të tij, proceseve të menaxhimit të rrezikut, portofolit të gjelbër dhe aktiviteteve sponsorizuese.

Krahas Global Finance, performanca e grupit bankar njihet nga shumë organizata prestigjioze dhe të pavarura. Në renditjen e saj inauguruese të 50 bankave më të mëdha të tregtuara publike në Evropë, me performancën më të mirë, S&P Global Market Intelligence, emëroi OTP Group si performuesin më të mirë të Evropës në 2023. Sipas revistës the Banker, OTP Group u renditur si banka lider në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.

Katër anëtarë të Grupit morën Çmimet e Bankës më të Mirë: OTP Bank Albania si banka më e mirë në Shqipëri, OTP Bank si banka më e mirë në Hungari, DSK Bank si banka më e mirë në Bullgari dhe OTP banka, Slovenija si banka më e mirë në Slloveni.

Falë zgjerimit të tij në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Azinë Qendrore, OTP Group është bërë një nga grupet bankare me rritje më të shpejtë dhe një nga grupet bankare lider në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Grupi bankar tani u shërben më shumë se 17 milionë klientëve në 11 vende me afro 40,000 punonjës.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
banka më e mirë esg financat e gjelbra global finance otp
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

gazetar_114:39 - Korrik 22, 20260

Tregu i sigurimeve vijoi të shfaqë një ecuri pozitive gjatë 6-mujorit të parë të vitit…

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026

Mbi 1 260 fermerë kërkojnë 3.5 milionë euro kompensim përmes autofaturës

14:23 - Korrik 22, 2026

Shpërblim financiar për policët e plagosur në detyrë dhe banesa falas për familjarët e atyre që humbin jetën

14:14 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:39 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:26 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:23 - Korrik 22, 2026

Mbi 1 260 fermerë kërkojnë 3.5 milionë euro kompensim përmes autofaturës

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026

Mbi 1 260 fermerë kërkojnë 3.5 milionë euro kompensim përmes autofaturës

14:23 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter