Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Nga rreziku në mundësi: Roli i sigurimit në hoteleri

    13:26 - Qershor 3, 2025 Blog
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Nga Avni Ponari

    CEO i SIGAL INSURANCE GROUP

    Sezoni turistik po afron. Shifrat e viteve të fundit rrisin pritshmërinë për një verë dinamike, si në bregdet ashtu edhe në qytetet tona. Pritet rritja e numrit të turistëve, si të rinj ashtu edhe të rikthyer. Hotelet, resortet dhe strukturat akomoduese po përgatiten për të përballuar këtë fluks vizitorësh. Në mesin e këtyre përgatitjeve, si një nga sipërmarrësit e parë dhe pionier në tregun e sigurimeve, ndiej detyrimin t’ua kujtoj dashamirësisht sipërmarrësve në hoteleri dhe turizëm një çështje shpesh të anashkaluar: sigurinë. Në turizëm, ashtu si në çdo industri tjetër, suksesi dhe siguria ecin bashkë. Kush synon suksesin, duhet të kujdeset për sigurinë.

    Trendi i zhvillimit të turizmit në vend

    Suksesi është i mundshëm: le t’u hedhim një sy shifrave. Po t’i referohem të dhënave të fundit të INSTAT, akomodimi dhe shërbimi ushqimor në vitin 2023 shënonte 17,850 subjekte, 15.2% të sipërmarrjeve në vend, 57,000 të punësuar, 10.2% e totalit dhe një trend rritës nga viti në vit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Nga shifrat vërehet një trend rritës i investimeve në shërbime, përfshirë këtu edhe hotelerinë dhe strukturat e ngjashme me to.

    Trendi duket i pandalshëm, po të referohem te shifrat e muajit mars 2025, ku menjëherë fluksi i turistëve erdhi rritës, si në krahasim me muajt paraardhës, ashtu edhe me ata të një viti më parë për të njëjtën periudhë.

    Sipas këtyre të dhënave, në muajin mars 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve të shprehur si numër vizitorësh por edhe si vëllim netësh qëndrimi.  Numri i vizitorëve u rrit me 21,9 %. Me 30.8% u rrit numri i netëve të qëndrimit.  Me 27.6% u rrit numri i vizitorëve jorezidentë në hotelet dhe akomodimet e ngjashme në zonat bregdetare, 20.6% në zonat jo-bregdetare.

    Shifrat japin një sinjal pozitiv për të ardhmen, por ftojnë edhe për reflketim: ato flasin për nevojën e një kapërcimi të madh, sipërmarrësit në hoteleri dhe shërbimet e ngjashme me to në sektorin e shërbimit duhet të përqafojnë sa më parë praktikat perëndimore.

    Ata duhet të investojnë në sigurinë e klientëve, stafeve dhe aseteve të tyre të biznesit, për t’i paraprirë çdo risku të mundshëm. Për më shumë sukses, duhet më shumë siguri.

    Produktet e sigurimit për hotelerinë në SIGAL

    SIGAL, për këta investitorë, ofron të paktën tre produkte të mirëmenduara sipas nevojave të tregut ndërkombëtar: Sigurimi i përgjegjësisë publike në hotele dhe restorante- që është edhe detyrim ligjor, sigurimi i pronës dhe aseteve të tjera të biznesit dhe sigurimi i punonjësve nga aksidentet.

    Certifikatat e sigurimit i bëjnë klientët të ndihen më të sigurt dhe më të qetë në zgjedhjen që bëjnë. Studimet tregojnë se siguria është fjala kyçe në procesin e zgjedhjeve dhe të planifikimit të pushimeve te familjet dhe invidët sot në botë.

    Për t’i përftuar tre produktet tona skema është e thjeshtë: përfitimet janë të qarta. Kostot janë fare minimale e lehtësisht të përballueshme për strukturat hoteliere apo të ngjashme me to.

    Sigurimi i përgjegjësisë publike për hotele dhe restorante

    SIGAL ka përshtatur një policë sigurimi të hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive, që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.

    Ky sigurim mbulon përgjegjësinë publike, që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere, apo strukturave të ngjashme me to.

    Klienti që rrëshket nga shkallët e sapolara dhe dëmtohet, ornamenti në dekorin e hotelit që rrëzohet aksidentalisht dhe dëmton pushuesin, dëmtimi aksidental i turistit duke luajtur në pishinë, një gotë e thyer që dëmton klientin, helmimi nga pija apo ushqimi i klientit në barin apo restorantin e hotelit, cilado qofshin pasojat fundore, gjithçka mbulohet brenda kësaj pakete sigurimi.

    Secila prej këtyre ngjarjeve aksidentale mbart në vetvete riskun e komplikimeve jo vetëm ligjore, por edhe financiare nëse biznesi nuk e ka siguruar përgjegjësinë. Kjo barrë vjen si detyrim i hotelit ndaj klientit, i cili do ta detyrojë ligjërisht zhdëmtimin, por njëherësh mund të cënojë rëndë imazhin, reputacionin, besueshmërinë, markën e hotelit apo restorantit.

    Falë sigurimit të kësaj përgjegjësie, riskun për ju, deri në limitin e shumës së siguruar, e merr përsipër SIGAL.

    Sa kushton? Tarifat për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet.

    Tarifa mesatare është 0,2% e limitit total të përgjegjësisë, e thënë me fjalë të thjeshta: 0.2% e shumës që dëshiron të sigurosh, nëse është 1 milionë euro, primi përllogaritet vetëm 2 mijë euro.

    Sigurimi i pronës dhe i aseteve të tyre të biznesit

    Produkti i dytë i sigurimit që do t’u sygjeroja sipërmarrësve në hoteleri dhe në strukturat e ngjashme me to është sigurimi i pronës dhe aseteve të tyre të biznesit.

    Asnjë strukturë turistike, për asnjë rast apo mundësi, nuk është imune, e paprekshme apo e paarritshme nga dëmet, që mund të shkaktojë një fatkeqësi natyrore, zjarr aksidental, përmbytje.

    Me dhjetra raste në media, vetëm të vitit të fundit, tregojnë se investime të pasiguruara të strukturave hoteliere apo shërbimeve të ngjashme me to, u kthyen në pikën zero sa hap e mbyll sytë.

    Sigurimi nga rreziqet do t’u kishte rikthyer, secilën prej tyre, në kohë rekord, brenda 30 ditëve punë, vlerën e plotë të dëmit të siguruar me vetëm 0.1% si çmim të primit.

    0.1% do të thotë se për një investim hotelerik 1 milionë euro, për vetëm 1 mijë euro në vit zhdëmtimi do të mund të ishte i plotë.

    Sigurimi i pronës garanton siguri financiare të operatorëve në turizëm dhe vazhdimësi të aktivitetit në raste dëmi apo humbjesh, duke i mbrojtur investimet dhe marrëdhëniet afatgjata me klientët.

    Tërmet, zjarr, apo cilado fatkeqësi natyrore, nuk e le sipërmarrjen në pikën zero pas dëmtimit, sepse siguruesi, përmes zhdëmtimit, e ndihmon atë të rikthehet në kohë rekord në treg.

    Sigurimi i stafit nga aksidentet

    Vetë punonjësi është themeli i suksesit të qëndrueshëm të një organizate. Në një fushë ku ritmi është intensiv dhe të papriturat janë pjesë e përditshmërisë, aksidentet në punë janë të mundshme dhe të shpeshta.

    Sigurimi i punonjësit nga aksidentet në punë jo vetëm që garanton mbrojtje financiare dhe rikuperim me dinjitet pas një dëmtimi, por rrit edhe përkushtimin dhe cilësinë e shërbimit, duke e lidhur atë më fort me kompaninë. Punonjësi ndjehet i respektuar.

    Për më tepër, ky sigurim shmang rreziqet e proceseve ligjore dhe dëmtimin e imazhit të biznesit. Në një treg që synon standarde europiane dhe konkurrueshmëri ndërkombëtare, mbrojtja e burimeve njerëzore nuk është më opsion, por domosdoshmëri.

    Me prime minimale sigurimi dhe përfitime të konsiderueshme, sigurimi i punonjësve është një vendim i zgjuar dhe me ndikim afatgjatë për çdo strukturë turistike.

    Sa janë këto prime? Minimale.

    Një punonjës që paguhet 10 mijë dollarë në vit, mund të sigurohet nga aksidentet në punë për vetëm 20 dollarë në vit, që do të thotë 0.2% e pages së tij dhe të përfitojë deri në 24 rroga mbulim pranë SIGAL në rast shkëputjeje nga puna si pasojë e aksidentit.

    Konkluzion

    Në përfundim, rritja e vazhdueshme e turizmit në Shqipëri duhet të shoqërohet me një kulturë sigurie të mirëstrukturuar, ku mbrojtja e klientëve, stafit dhe aseteve të biznesit bëhet prioritet.

    Investimi në sigurim nuk është vetëm një veprim parandalues. Ky investim përfaqëson një strategji inteligjente për të garantuar qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e strukturave hoteliere në një treg gjithnjë e më konkurrues.

    SIGAL ofron zgjidhje të standardit europian për sigurimin e përgjegjësisë publike, pronës dhe punonjësve, me kosto minimale dhe përfitime maksimale. Në këtë mënyrë, sigurimi shndërrohet nga një rrezik i mundshëm në një mundësi konkrete për rritje, stabilitet dhe sukses afatgjatë në sektorin e turizmit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    avni ponari biznesit hoteleri pronës SIGAL INSURANCE GROUP sigurimi
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

    13:32 - Korrik 10, 2025

    Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit

    22:46 - Korrik 7, 2025

    Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

    16:25 - Korrik 4, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter