Prej dekadash, shumë shqiptarë e kanë parë shtëpinë si vendin më të sigurt për kursimet e tyre. Paratë nën dyshek, në sirtar apo në ndonjë kasafortë të vogël, janë bërë pjesë e kulturës financiare të brezave, si simbol i “besimit te vetja”. Por kjo traditë, e rrënjosur në vite, ndonjëherë për shkak të pasigurisë ekonomike dhe në raste të tjera prej mungesës së besimit ndaj institucioneve, po kthehet në një pengesë për zhvillimin financiar të familjeve dhe të gjithë ekonomisë.
Miliarda jashtë sistemit bankar
Sipas të dhënave të fundit, në Shqipëri vijojnë të qarkullojnë miliarda euro jashtë sistemit bankar. Ky fenomen, i njohur si“eurot nën jastëk”, tregon se shumë individë ende hezitojnë të depozitojnë kursimet në banka. Megjithatë, kjo zgjedhje ka një kosto të lartë: paratë e mbajtura në shtëpi nuk sjellin fitim, nuk janë të mbrojtura nga rreziqet dhe nuk kontribuojnë në rritjen e stabilitetit financiar.
Depozitat bankare, përkundrazi, janë të garantuara me ligj dhe ofrojnë mundësi reale për përfitim përmes interesit. Ato janë njëinstrument i sigurt që u jep familjeve mundësinë të planifikojnë më mirë financat, të investojnë dhe të krijojnë një kulturë të qëndrueshme kursimi.
OTP Bank Albania sjell “Depozitën Fatlume”
Pikërisht për të nxitur këtë ndryshim në sjellje, OTP Bank Albania ka lançuar një fushatë të re motivuese: “Depozita Fatlume”. Kjo iniciativë synon të tërheqë kursimet që sot qëndrojnë jashtë bankave, duke ofruar jo vetëm siguri, por edhe një mundësi shpërblimi për klientët.
Kushdo që hap një depozitë 1-vjeçare, me një shumë minimale prej 500,000 lekësh ose 5,000 euro, përfiton automatikisht të drejtën për të marrë pjesë në një short që do të zhvillohet më 24 dhjetor, 2025. Në përfundim të fushatës, dy fitues me fat do të shpërblehen: njëri me 500,000 lekë, e tjetri me 5,000 euro, në varësi të monedhës së depozitës.
Nxitje për të kthyer “paratë e fjetura”, në kursim aktiv
Risia e kësaj fushate qëndron në faktin se ajo pranon vetëm fonde të reja, pra kursime që nuk kanë qenë më parë në sistemin bankar. Në këtë mënyrë, OTP Bank Albania i fton qytetarët të “zgjohen nga dysheku” dhe t’i japin vlerë parave të tyre, përmes depozitave të sigurta dhe fitimprurëse.
Kjo qasje, që ndërthur përfitimin financiar me një element motivues si llotaria, synon të krijojë një lidhje të re midis qytetarit dhe sistemit bankar, — një marrëdhënie të bazuar te besimi, transparenca dhe përfitimi real.
Më shumë se një çmim — një kulturë e re kursimi
Në thelb, “Depozita Fatlume” nuk është thjesht një fushatë promovuese, por një nismë edukimi financiar. Ajo i kujton publikut se vendosja e parave në një depozitë bankare nuk është thjesht një mënyrë për t’i mbrojtur, por edhe për t’i vënë në punë. Për individët, kjo do të thotë disiplinë në kursim, përfitim nga interesat dhe mbrojtje ndaj rreziqeve. Për ekonominë në tërësi, nënkupton më shumë fonde të lira për kredi, më shumë investime dhe një sistem financiar më të qëndrueshëm.
