Transparenca e pagave vijon të mbetet një problem sipas qeverisë. Kjo e fundit po planifikon një reformë që do të çojë drejt përmirësimit të kësaj problematike.
Strategjia e të ardhurave për periudhën 2024-2027 identifikon katër komponentë kryesorë të punësimit informal: mosregjistrimi i punonjësve, mosdeklarimi saktë i pagave, mosdeklarimi i kohës së punës dhe mosdeklarimi i kategorive të punësimit. Të dhënat e periudhës 2019-2023 tregojnë një rritje prej 5% të numrit të pozicioneve të punës, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë rritur me 47%. Strategjia parashikon shtatë masa specifike, duke përfshirë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe zhvillimin e fushatave për ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e pagesës së kontributeve.
Kjo reformë deri në vitin 2027 pritet të rrisë deklarimin e pagave për 16% të punonjësve.
