Projektligji për ndihmën juridike të garantuar nga shteti po përballet me dy kërkesa për zgjerim të mekanizmave të mbrojtjes, të depozituara gjatë konsultimit publik nga Qendra “Res Publica” dhe organizata “Vatra”. Dy komentet nuk përqendrohen në të njëjtën problematikë: “Res Publica” kërkon një përkufizim më gjithëpërfshirës të viktimës së krimit dhe qartësi mbi kompetencat e organeve që administrojnë ndihmën juridike, ndërsa “Vatra” kërkon zgjerimin e kategorive përfituese dhe krijimin e një mekanizmi më të qëndrueshëm për ofrimin e ndihmës juridike nga organizatat dhe avokatët e tyre.
Të dyja organizatat ngrenë një shqetësim të përbashkët: aksesin real në drejtësi nuk e garanton vetëm ekzistenca formale e të drejtës për ndihmë juridike; ajo duhet të shoqërohet me kritere që marrin parasysh vulnerabilitetin e individit, vazhdimësinë e përfaqësimit dhe cilësinë e shërbimit juridik.
“Res Publica”: Mos e kufizoni viktimën vetëm te familjarët e shkallës së parë
Qendra “Res Publica” fokusohet te një ndryshim i propozuar në nenin 2 të projektligjit, që lidhet me përkufizimin e “viktimës së krimit”. Organizata propozon heqjen e kufizimit “deri në shkallë të parë”, duke argumentuar se një përcaktim i tillë është tepër i ngushtë dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht marrëdhënien reale mes viktimës dhe familjarëve të saj.
Sipas “Res Publica”, edhe nëse në këtë kategori përfshihen bashkëshorti, prindërit dhe fëmijët, jashtë saj mbeten vëllezërit dhe motrat, gjyshërit, nipërit dhe mbesat, si edhe persona të tjerë që mund të kenë pasur me viktimën një marrëdhënie familjare faktike, të qëndrueshme dhe veçanërisht të afërt.
Argumenti i organizatës mbështetet te një dallim thelbësor: afërsia juridike nuk përkon gjithmonë me afërsinë reale.
“Një person mund të jetë rritur nga gjyshi ose gjyshja, nga daja, halla, tezja apo xhaxhai; mund të ketë pasur një marrëdhënie faktike prindërore me një nip apo mbesë; ose mund të ketë bashkëjetuar për vite me viktimën pa pasur status martesor”- shprehen juristwt e Res Publika. Për këtë arsye, “Res Publica” argumenton se përjashtimi automatik i këtyre personave vetëm për shkak të shkallës formale të farefisnisë nuk është i arsyeshëm kur mund të provohen si marrëdhënia veçanërisht e afërt, ashtu edhe dëmi i shkaktuar nga vdekja e viktimës.
Direktiva evropiane si pikë reference
Qendra e lidh propozimin e saj edhe me Direktivën 2012/29/BE, me të cilën projektligji deklaron se përafrohet.
Sipas argumentimit të paraqitur në konsultimin publik, direktiva nuk e kufizon konceptin e familjarit vetëm te shkalla e parë. Ajo përfshin bashkëshortin, partnerin që bashkëjeton me viktimën në një marrëdhënie intime, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, të afërmit në vijë të drejtë, vëllezërit dhe motrat, si dhe personat në ngarkim të viktimës.
“Res Publica” vëren se kufizimi i numrit të familjarëve që mund të ushtrojnë të drejta është i mundur, por kjo nuk duhet të kthehet në një përjashtim kategorik vetëm mbi bazën e shkallës së farefisnisë.
Organizata i referohet edhe praktikës së GJEDNJ-së dhe konceptit “next of kin”, duke argumentuar se vlerësimi duhet të lidhet me natyrën dhe afërsinë reale të marrëdhënies me personin e vdekur dhe jo vetëm me statusin formal të trashëgimtarit.
Një tjetër shqetësim: kush e përcakton statusin e viktimës?
“Res Publica” ngre edhe një çështje institucionale. Sipas saj, ligji për ndihmën juridike nuk duhet të krijojë një përkufizim autonom të “viktimës” që mund të interpretohet ndryshe nga statusi i viktimës në procedimin penal.
Kjo, sipas organizatës, do të krijonte rrezikun që organet administrative përgjegjëse për ndihmën juridike të bënin një vlerësim të pavarur mbi statusin e viktimës.
Qendra propozon që kjo çështje të përcaktohet nga organi procedues dhe gjykata penale, ndërsa vendimmarrja e gjykatës për statusin e viktimës të jetë përcaktuese edhe për organet që administrojnë ndihmën juridike.
Argumenti lidhet drejtpërdrejt me strukturën e projektligjit: nëse kërkesa për ndihmë juridike dytësore shqyrtohet nga organi procedues ose gjykata dhe këto organe caktojnë avokatin kur plotësohen kriteret, atëherë, sipas “Res Publica”, nuk ka arsye që administrata e ndihmës juridike të kryejë një vlerësim paralel dhe potencialisht të ndryshëm mbi statusin e viktimës.
“Vatra”: Lista e përfituesve duhet të shohë edhe vulnerabilitetin
Ndërsa “Res Publica” fokusohet te statusi i viktimës dhe interpretimi i tij, “Vatra” e sheh projektligjin nga perspektiva e problematikave të hasura në praktikën e përditshme.
Propozimi i parë i organizatës është përfshirja e personave që vuajnë nga sëmundje neurologjike degjenerative, përfshirë personat me demencë dhe sëmundje të tjera të ngjashme, si kategori më vete e përfituesve të ndihmës juridike.
“Vatra” argumenton se këta persona, për shkak të vulnerabilitetit të krijuar nga gjendja e tyre, përballen me vështirësi të veçanta në garantimin e të drejtave.
Sipas organizatës, problematikat shfaqen edhe në procedurat administrative që lidhen me përfitimin e KEMP-it dhe, më tej, në procedurat për heqjen e zotësisë për të vepruar kur kjo është e nevojshme.
Për këtë arsye, “Vatra” propozon që në kategoritë e veçanta të përfituesve të shtohen shprehimisht “personat që vuajnë nga sëmundje neurologjike degjenerative, përfshirë personat që vuajnë nga demenca dhe sëmundje të tjera të ngjashme”.
Organizatat kërkojnë të mos ndërpritet mbështetja juridike
Një nga propozimet më të rëndësishme të “Vatrës” lidhet me rolin e organizatave që ofrojnë ndihmë juridike parësore.
Organizata kërkon që avokatët e licencuar të punësuar pranë këtyre organizatave të kenë mundësi të ofrojnë edhe ndihmë juridike dytësore.
Arsyetimi është praktik: organizatat janë shpesh ato që identifikojnë rastin dhe e trajtojnë atë në fazën e parë të ndihmës juridike. Nëse, në momentin kur çështja kalon në fazën gjyqësore, përfituesi duhet të kalojë te një avokat tjetër, mund të krijohet një ndërprerje e mbështetjes.
“Vatra” argumenton se vazhdimësia e përfaqësimit do t’u jepte përfituesve më shumë qëndrueshmëri, siguri dhe efikasitet.
Propozimi shkon edhe më tej: kur përfituesi përfaqësohet nga avokatët e organizatave, gjykata të vijojë me legjitimimin e tyre mbi bazën e vullnetit të shprehur nga përfituesi.
Në këtë mënyrë, organizata kërkon që kalimi nga ndihma juridike parësore në atë dytësore të mos shoqërohet domosdoshmërisht me ndryshimin e përfaqësuesit juridik.
Trajnimi i avokatëve: jo vetëm akses, por edhe cilësi
“Vatra” e shtrin propozimin edhe te cilësia e shërbimit. Organizata kërkon që avokatët që ofrojnë ndihmë juridike dytësore t’i nënshtrohen trajnimeve të detyrueshme dhe kritereve të vazhdueshme profesionale.
Sipas propozimit, avokatët e përzgjedhur për këtë shërbim duhet të marrin pjesë në trajnime që lidhen veçanërisht me trajtimin dhe përfaqësimin e kategorive vulnerabël të përfituesve.
“Vatra” propozon gjithashtu përcaktimin e një numri minimal kreditesh që këta avokatë duhet të përmbushin në kuadër të trajnimit të vazhdueshëm.
Kriteri mund të përdoret edhe si një element për vlerësimin periodik të mundësisë së avokatit për të vijuar ofrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.
Dy komente, një sfidë: ta bësh të drejtën efektive
Komentet e “Res Publica” dhe “Vatrës” prekin pika të ndryshme të projektligjit, por në thelb ato vendosin në qendër të njëjtën çështje: sa efektive është e drejta për ndihmë juridike nëse ligji nuk arrin të identifikojë të gjitha kategoritë që realisht përballen me barriera në aksesin në drejtësi?
“Res Publica” kërkon që ligji të mos e barazojë automatikisht afërsinë familjare me shkallën formale të farefisnisë dhe që përcaktimi i statusit të viktimës të mbetet në kompetencën e organeve proceduese dhe gjykatës penale.
“Vatra” kërkon një qasje më të gjerë ndaj vulnerabilitetit: nga përfshirja e personave me sëmundje neurologjike degjenerative, te vazhdimësia e përfaqësimit nga organizatat, legjitimimi i avokatëve të tyre dhe trajnimi i detyrueshëm.
Në të dyja rastet, mesazhi i konsultimit publik është se ndihma juridike nuk duhet të matet vetëm me numrin e personave që formalisht kanë të drejtë ta kërkojnë atë, por edhe me aftësinë e sistemit për t’u përgjigjur realisht nevojave të tyre.
Për “Res Publica”, kjo kërkon një përkufizim më elastik dhe më realist të viktimës. Për “Vatrën”, kërkon një sistem që njeh më mirë vulnerabilitetin dhe garanton vazhdimësi e cilësi në përfaqësim.

Për “Res Publica”, kjo kërkon një përkufizim më elastik dhe më realist të viktimës. Për “Vatrën”, kërkon një sistem që njeh më mirë vulnerabilitetin dhe garanton vazhdimësi e cilësi në përfaqësim./ekofin.al