Mbyll menynë
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN

Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve

4 orë më parë

Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë

4 orë më parë

Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë

4 orë më parë
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Ekofin
Abonohu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN
Ekofin
Kursi zyrtar BSH
EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë Si fast-foods fshijnë kujtesën Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova Kur bota zbuloi Shqipërinë Sigurimi profesional për bizneset me rrezik, përcaktohen kriteret dhe ndalohet mbulimi i dyfishtë EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë Si fast-foods fshijnë kujtesën Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova Kur bota zbuloi Shqipërinë Sigurimi profesional për bizneset me rrezik, përcaktohen kriteret dhe ndalohet mbulimi i dyfishtë
Home » Mes qirasë, faturave dhe studimeve, sektorët ku janë punësuar më shumë studentët
Aktualitet

Mes qirasë, faturave dhe studimeve, sektorët ku janë punësuar më shumë studentët

28 Nëntor 2026 · 06:44Nga ekofin gazetar6 min lexim
Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
Ndaj
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rreth 120 mijë studentë ndjekin studimet në universitetet publike dhe private të Shqipërisë në vitin akademik 2026–2027. Por, për shumë të rinj, hyrja në universitet nuk shënon vetëm nisjen e formimit profesional dhe përgatitjen për tregun e ardhshëm të punës. Ajo shoqërohet edhe me nevojën për të hyrë që tani në tregun e punës, për të përballuar kostot e studimit dhe të jetesës.

Qiraja, ushqimi, transporti, faturat dhe shpenzimet universitare e bëjnë punësimin një domosdoshmëri, veçanërisht për studentët që jetojnë larg familjeve. Në këto kushte, puna gjatë studimeve nuk është gjithmonë një zgjedhje për të fituar përvojë apo për të ndërtuar karrierën, por shpesh një kusht për të financuar vazhdimin e tyre. Problemi qëndron te mundësitë që ofron tregu: sa të ardhura sigurojnë studentët, në çfarë kushtesh punojnë dhe sa lidhet angazhimi i tyre me formimin akademik.

Në një analizë mbi mundësitë dhe sfidat e punësimit të studentëve, Ekofin.al ka pyetur ekspertët Erion Muca, ekspert i punësimit dhe karrierës, dhe Dalina Gjipali, drejtuese dhe partnere e EPPC Albania & Kosovo, mbi realitetin e punës part-time në Shqipëri.

Punë për të ardhura, jo domosdoshmërisht për karrierë

Erion Muca, ekspert i punësimit dhe karrierës, vlerëson se tregu shqiptar ofron për studentët kryesisht punë të thjeshta dhe elementare, me pak lidhje me degën që studiojnë ose me statusin e tyre akademik.

“Tregu i punës për studentët është përqendruar te mundësitë e punëve të thjeshta dhe elementare dhe shumë pak të lidhura, të përafërta apo të ngjashme si me profilin e degës që ndjekin, ashtu dhe me statusin e studentit”, shprehet Muça.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e studentëve punojnë për të siguruar të ardhura, por këto të ardhura shpesh nuk mjaftojnë për të mbuluar të gjitha shpenzimet e jetesës.

Pozicionet më të zakonshme përfshijnë punën si arkëtarë, shitës në dyqane, punonjës të shërbimit ndaj klientit, kamarierë dhe banakierë. Këto role mund t’u japin të rinjve përvojë në komunikim, përgjegjësi dhe organizim, por nuk përbëjnë domosdoshmërisht një hap drejt profesionit për të cilin po arsimohen.

Muca veçon edhe studentët që kanë zhvilluar aftësi specifike dhe arrijnë t’i komercializojnë ato. Për këtë grup, të ardhurat mund të jenë më të larta se ato të studentëve që punojnë në pozicione të zakonshme shërbimi. Një pjesë e vogël angazhohet në distancë, përmes punës online, ku të ardhurat varen nga shërbimi që ofrohet dhe aftësitë individuale.

Një tjetër sektor ku janë përqendruar disa studentë është tregu i pasurive të paluajtshme. Sipas Mucës, ky sektor mund të ofrojë të ardhura të konsiderueshme përmes bonuseve nga shitjet, por zakonisht pa një pagë bazë të garantuar, çka e bën fitimin të varur nga rezultatet dhe mundësitë për të realizuar transaksione.

Ndërkohë, call center-at, që për vite me radhë kanë qenë një alternativë e rëndësishme punësimi për të rinjtë, kanë humbur peshë në treg. Muca vëren se numri i punonjësve në këtë industri është tkurrur dhe një pjesë e studentëve nuk e preferojnë më, edhe për shkak të problemeve që lidhen me aktivitetin e disa subjekteve.

Part-time në kontratë, full-time në praktikë

Një tjetër problem lidhet me mënyrën se si organizohet dhe deklarohet puna e studentëve. Edhe kur marrëdhënia e punës regjistrohet si part-time, angazhimi real mund të kërkojë orare të gjata, duke e bërë të vështirë kombinimin me leksionet, provimet dhe përgatitjen akademike.

“Për studentët, përveç sektorit të call center-it, atij të real estate, por edhe punës online, në të cilat i përcaktojnë vetë kohën dhe orët e punës, shumica e punëve të tjera mund të deklarohen part-time, por puna që bëjnë studentët, për nga orët e punës, është full-time”, argumenton Muca.

Studentët që vijnë nga rrethet kanë shpesh më pak hapësirë për të refuzuar kushte të pafavorshme pune, pasi duhet të mbulojnë jo vetëm shpenzimet e përditshme, por edhe qiranë dhe kostot e jetesës në qytetin ku studiojnë. Kjo varësi ekonomike mund t’i shtyjë të pranojnë orare dhe kushte që nuk përputhen me nevojat e tyre akademike.

Puna e studentit duhet të jetë urë drejt profesionit

Për Dalina Gjipalin, drejtuese dhe partnere e EPPC Albania & Kosovo, puna gjatë studimeve nuk duhet parë vetëm si një burim të ardhurash. Ajo duhet të krijojë edhe lidhjen mes formimit teorik dhe kërkesave të tregut të punës.

“Përtej një burimi të ardhurash për studentët, që është faktor shumë i rëndësishëm për shumë prej tyre, puna part-time duhet të shërbejë edhe si një urë mes auditorit dhe tregut të punës”, thekson Gjipali.

Sipas saj, që ky model të funksionojë, përgjegjësia duhet të ndahet mes universiteteve dhe punëdhënësve. Institucionet e arsimit të lartë duhet të ofrojnë orare më fleksibël, orientim karriere, praktika të njohura si pjesë e studimeve dhe bashkëpunim real me bizneset.

Nga ana tjetër, kompanitë duhet të krijojnë pozicione të mirëfillta part-time, me kontrata formale, orare të parashikueshme dhe detyra që u japin studentëve aftësi të përdorshme në profesionin e ardhshëm.

“Tregu i punës duhet të krijojë vende pune të mirëfillta part-time me kontrata formale, orare të parashikueshme që respektojnë angazhimet akademike dhe role që u japin studentëve edhe aftësi e përvojë profesionale”, shprehet ajo.

Kjo qasje do të ndihmonte që puna të mos ishte thjesht një detyrim ekonomik paralel me studimet, por pjesë e procesit të përgatitjes për tregun e punës. Një student i ekonomisë, për shembull, mund të përfitojë më shumë nga një pozicion fillestar në financë, kontabilitet apo administrim biznesi sesa nga një punë pa lidhje me formimin e tij, nëse kushtet dhe oraret janë të përshtatshme.

E njëjta logjikë vlen për studentët e teknologjisë, komunikimit, inxhinierisë apo fushave të tjera. Edhe pozicionet fillestare, kur lidhen me profilin akademik dhe shoqërohen me mentorim, mund të krijojnë përvojë konkrete, kontakte profesionale dhe mundësi më të mira punësimi pas diplomimit.

Gjipali vëren se, në shumë tregje ndërkombëtare, punësimi i studentëve është më i strukturuar dhe shpesh lidhet me fushën e studimit. Në Shqipëri, ndërkaq, sipas saj, angazhimi i tyre mbetet kryesisht në pozicione mbështetëse dhe shërbimi, pa krijuar domosdoshmërisht një kalim të natyrshëm drejt profesionit.

“Ekziston baza ligjore për punën part-time, por ende jo një ekosistem i mirëfilltë për punësimin e studentëve. Na mungojnë fleksibiliteti i universiteteve dhe një lidhje më e strukturuar mes programit të studimit dhe rolit të punës”, thekson Gjipali. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al

Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “ekofin.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
Tirana Bank - Cashback Wizz Air
punësimi studentet të ardhurat tregu i punës
Ndaj. Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
ekofin gazetar

Related Posts

Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë

4 orë më parë

Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot

12 orë më parë

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

16 orë më parë
Lini një koment Cancel Reply

Më të lexuarat

Evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj dërgohet për gjykim

22 Nëntor 2026

Plan për të ndryshuar hyrjen e Tiranës, rrugë e re me 4 korsi Rinas-Paskuqan

25 Nëntor 2026

Kreditë për shtëpi, deri në 6 mln lekë me interes zero dhe deri në 200 mln lekë me interes 3%

26 Nëntor 2026

Fation Shehu nis “pastrimin” e Doganave, largohen drejtuesit e Tiranës dhe Durrësit

26 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për spitalet publike, kontrata me privatët dhe shpërblime për mjekët sipas performancës

26 Nëntor 2026
Të fundit

Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve

4 orë më parë

Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë

4 orë më parë

Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë

4 orë më parë

Si fast-foods fshijnë kujtesën

12 orë më parë

Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot

12 orë më parë
Reklamë
Kredo.al – kredi me një këst Fondi BESA – mbështesim biznesin tuaj ABI Bank – Kredia Hipotekore Premier
Rreth nesh
Rreth nesh

Gjithçka nis nga Ekonomia.

  • Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare.
  • Qytetarët në fokus. Në mbrojtje të bizneseve.
  • Gjithçka për transparencën.
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Kontakt

NIPT: M61816014C

Email: [email protected]

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
© 2026 Ekofin.

Shkruani më lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.