Mbyll menynë
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN

Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve

4 orë më parë

Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë

4 orë më parë

Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë

4 orë më parë
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Ekofin
Abonohu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN
Ekofin
Kursi zyrtar BSH
EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë Si fast-foods fshijnë kujtesën Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova Kur bota zbuloi Shqipërinë Sigurimi profesional për bizneset me rrezik, përcaktohen kriteret dhe ndalohet mbulimi i dyfishtë EUR 89,76 ■ 0,00 USD 81,89 ▲ 0,10 GBP 107,47 ▲ 0,24 CHF 97,98 ▼ 0,08 Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë Si fast-foods fshijnë kujtesën Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova Kur bota zbuloi Shqipërinë Sigurimi profesional për bizneset me rrezik, përcaktohen kriteret dhe ndalohet mbulimi i dyfishtë
Home » Kur bota zbuloi Shqipërinë
Aktualitet

Kur bota zbuloi Shqipërinë

28 Nëntor 2026 · 09:42Nga ekofin gazetar4 min lexim
Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
Ndaj
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vjeshtën e vitit 1912, gazetat evropiane u përpoqën t’u shpjegonin lexuesve një vend që po dilte nga rrënojat e Perandorisë Osmane

Më 21 nëntor 1912, një javë përpara shpalljes së Pavarësisë, gazeta franceze Le Temps botoi një artikull me një pyetje në titull: Qu’est-ce que l’Albanie? (Çfarë është Shqipëria?)

Për shqiptarët, pyetja kishte një përgjigje që buronte nga gjuha, historia dhe identiteti i tyre. Për lexuesit e gazetës pariziene, përgjigjja ishte më e ndërlikuar.

Shqipëria nuk ishte ende një shtet. Në hartat politike të Evropës, territoret ku jetonin shqiptarët përfshiheshin brenda Perandorisë Osmane.

Emrat e qyteteve shqiptare shfaqeshin në shtypin ndërkombëtar kryesisht në lidhje me kryengritjet, luftën dhe interesat e fuqive të tjera.

Por në nëntorin e vitit 1912, redaksitë evropiane po përballeshin me mundësinë që Shqipëria të mos ishte më thjesht një emërtim gjeografik.

Ajo mund të bëhej shtet.

Disa prej titujve të gazetave franceze të asaj periudhe, të mbledhur në një katalog të shtypit historik, ilustrojnë ndryshimin e shpejtë të narrativës.

Vetëm tri javë përpara Pavarësisë, Le Petit Parisien kishte raportuar për pushtimin e territoreve shqiptare nga serbët dhe malazezët.

Më pas, faqet e gazetave nisën të mbusheshin me diskutime për autonominë shqiptare, interesat italiane dhe austro-hungareze dhe pretendimet për portet e Adriatikut.

Gjeografia shqiptare po mësohej përmes konfliktit.

Shkodra ishte Scutari. Durrësi ishte Durazzo. Vlora ishte Valona.

Për një lexues të Parisit, Londrës apo Vjenës, këto emërtime ishin pjesë e një harte që po ndryshonte me një shpejtësi të pazakontë.

Në njëfarë mënyre, Shqipëria po detyrohej t’i shpjegonte botës se kush ishte, pikërisht në momentin kur duhej të luftonte për të mos u zhdukur prej hartës së saj.

Më 29 nëntor, gazeta gjermane Wiesbadener Tagblatt botoi një njoftim për shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit në Vlorë.

Raportimi mbështetej në informacionin e agjencisë italiane Stefani dhe përmendte manifestimet e popullsisë përpara përfaqësive konsullore italiane dhe austro-hungareze.

Për lexuesit gjermanë, Shqipëria ishte tashmë një lajm që mbërrinte nëpërmjet një rrjeti ndërkombëtar agjencish, korrespondentësh dhe telegrafësh.

Por për një kategori tjetër lexuesish, lajmi kishte një domethënie më intime.

Më 30 nëntor, në Itali, gazeta arbëreshe La Nazione Albanese njoftoi zhvillimet në Shqipëri, duke iu referuar një raportimi të gazetës britanike Daily Telegraph të datës 28 nëntor.

Në dhjetor, njoftimet për Pavarësinë do të mbërrinin edhe në faqet e botimeve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, ndër to gazeta Dielli.

Për shqiptarët që jetonin larg vendit, Pavarësia nuk ishte vetëm një zhvillim në politikën ndërkombëtare. Ishte një ndryshim në marrëdhënien e tyre me vendin e origjinës.

Diaspora kishte tashmë një shtet të cilit mund t’i referohej.

Për dekada, një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë kombëtare shqiptare ishte zhvilluar jashtë territoreve shqiptare.

Tani, gazetat që kishin ndihmuar në përfytyrimin e Shqipërisë si bashkësi kombëtare po raportonin krijimin e saj si entitet politik.

Në Vjenë, dy javë pas Pavarësisë, kjo histori do të merrte edhe një formë vizuale.

Revista e ilustruar Das Interessante Blatt i kushtoi ballinën shpalljes së Pavarësisë.

Ishte një ilustrim, jo një fotografi, në të cilin ceremonia shqiptare merrte përmasat e një ngjarjeje publike evropiane.

Për lexuesit vjenezë, ilustrimi i ofronte një identitet vizual një vendi që deri pak kohë më parë ishte trajtuar kryesisht si problem diplomatik.

Por ilustrimet e këtij lloji kishin edhe një funksion tjetër. Ato e përkthenin një realitet të largët në një gjuhë vizuale që publiku evropian mund ta kuptonte.

Shqipëria ishte ende, për shumë prej këtyre lexuesve, një vend ekzotik. Mënyra e veshjes, traditat dhe organizimi shoqëror merrnin shpesh po aq vëmendje sa aspiratat politike të shqiptarëve.

Kjo mënyrë e të parit krijonte një tension ndërmjet Shqipërisë që përpiqej të prezantohej si shtet modern evropian dhe Shqipërisë që një pjesë e publikut të huaj dëshironte të shihte si një mbetje të një bote më të vjetër.

Edhe pasi ishte shpallur Pavarësia, pyetja e gazetës Le Temps nuk kishte marrë një përgjigje përfundimtare.

Në muajt që pasuan, shtypi evropian do të vazhdonte të diskutonte se çfarë lloj vendi do të ishte Shqipëria, kush do ta qeveriste dhe cilët do të ishin kufijtë e saj.

Por kishte ndryshuar diçka e rëndësishme.

Përpara nëntorit të vitit 1912, Shqipëria ishte një vend për të cilin gazetat evropiane përpiqeshin të gjenin një shpjegim.

Pas Pavarësisë, ishte një vend që qeveritë evropiane duhej ta merrnin në konsideratë.

Dallimi midis këtyre dy gjendjeve përshkruan, në një masë të madhe, atë që shqiptarët kishin arritur në Vlorë./Albanian Post

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
Tirana Bank - Cashback Wizz Air
bota flamuri pavarësia shqiperine tradita zbuloi
Ndaj. Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
ekofin gazetar

Related Posts

Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot

12 orë më parë

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

16 orë më parë

Sigurimi profesional për bizneset me rrezik, përcaktohen kriteret dhe ndalohet mbulimi i dyfishtë

19 orë më parë
Lini një koment Cancel Reply

Më të lexuarat

Evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj dërgohet për gjykim

22 Nëntor 2026

Plan për të ndryshuar hyrjen e Tiranës, rrugë e re me 4 korsi Rinas-Paskuqan

25 Nëntor 2026

Kreditë për shtëpi, deri në 6 mln lekë me interes zero dhe deri në 200 mln lekë me interes 3%

26 Nëntor 2026

Fation Shehu nis “pastrimin” e Doganave, largohen drejtuesit e Tiranës dhe Durrësit

26 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për spitalet publike, kontrata me privatët dhe shpërblime për mjekët sipas performancës

26 Nëntor 2026
Të fundit

Atraksionet më të mira turistike në Europë për familjet në vitin 2027, sipas turistëve

4 orë më parë

Vendet më të mira dhe më të këqija në Evropë për të rinjtë që kërkojnë punë

4 orë më parë

Miliardat në lojë për naftën, Argjentina humbet betejën me Britaninë

4 orë më parë

Si fast-foods fshijnë kujtesën

12 orë më parë

Prodhimi bujqësor mund të mbetet pa u vjelë kur shitja nuk mbulon kostot

12 orë më parë
Reklamë
Kredo.al – kredi me një këst Fondi BESA – mbështesim biznesin tuaj ABI Bank – Kredia Hipotekore Premier
Rreth nesh
Rreth nesh

Gjithçka nis nga Ekonomia.

  • Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare.
  • Qytetarët në fokus. Në mbrojtje të bizneseve.
  • Gjithçka për transparencën.
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Kontakt

NIPT: M61816014C

Email: [email protected]

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
© 2026 Ekofin.

Shkruani më lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.