Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbrojtja e të Dhënave/ Komisioneri Dervishi, të rinjve: Kujdes të dhënat tuaja gjatë zgjedhjeve

14:29 - Janar 28, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zyra e Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me rastin e 28 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, apo siç njihet ndërkombëtarisht si “Privacy Day”, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e respektimit të privatësisë, ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Aktiviteti u zhvillua në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet dhe mblodhi bashkë drejtues të shkollave të arsimit të mesëm të lartë, mësues, nxënës dhe prindër.

Në fjalën e tij, Komisioneri z. Dervishi, vuri në dukje rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve për sigurinë e të dhënave personale, si edhe qasjen e ruajtjen e këtyre të dhënave edhe përballë ekspozimit që mund të sjellë teknologjia. Duke risjellë në vëmendjen se ky vit është vit zgjedhor, Komisioneri u bëri apel të rinjve të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar të tregohen të kujdeshëm më të dhënat e tyre personale.

I ftuar në këtë aktivitet ishte dhe Zëvendës Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) z. Olsi Dekovi, i cili theksoi se të dhënat personale, perfshirë dhe në hapësirën online, janë pasuri që duhen trajtuar me shumë kujdes sidomos nga të rinjtë. Në lidhje me mbrotjen e tyre kërkohet edukim i vazhdueshëm dhe adresim në kohë i çdo cënimi të mundshëm.

Me moderimin e drejtores për mbrojtjen e të dhënave personale znj. Pjerina Mema, nxënës, prindër dhe mësues trajtuan problematikat e hasura, duke diskutuar mbi raste dhe shembuj konkretë nga jeta e përditshme. Pjesa e diskutimeve ishin rastet e cënimit të privatësisë online, bulizmi kibernetik, mesazhet keqdashëse në telefon, përdorimi pa leje i fotografive apo të dhënave të tjera personale, si edhe problematika të tjera që kanë të bëjnë me nevojën për mirëinformim dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në fund të këtij aktiviteti pjesëmarrësit plotësuan edhe pyetësorin e përgatitur nga Zyra e Komisionerit rreth njohurive për të mbrojtjen e  të dhënave personale.

Më 28 janar 1981 Këshilli i Evropës (KiE) miratoi Konventën “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale” (e njohur si Konventa 108). Më 26 prill 2006, Këshilli i Evropës vendosi të prezantojë një Ditë për Mbrojtjen e të Dhënave, e cila do të shënohej më 28 Janar, në ditën e miratimit të “Konventës 108” nga KiE.

Ekofin Media
Ekofin Media
aktiviteti besnik dervishi gjimnazet komisioneri mbrojtja e të dhënave
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter