Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim publik “Dokumentin Politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2024 – 2030 dhe Planit të Veprimit”.
Objektivi kryesor i këtij Dokumentit Politik është të drejtojë vendin drejt nxitjes së respektit dhe arritjes progresive të së drejtës themelore, për një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm dhe si rezultat përmirësimin e produktivitetit dhe forcimin e ekonomisë kombëtare.
Ai synon të përmirësojë mjedisin e punës, zbutjen e numrit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale në punë, duke pasur një qasje parandaluese.
Për të realizuar këtë objektiv gjithëpërfshirës, Dokumentit Politik i propozuar mbështetet nga tri shtylla themelore, i cili përfshin përshtatjen e institucioneve dhe politikave të sigurisë dhe shëndetit në punë me sfidat aktuale dhe ato të ardhshme, forcimin e qeverisjes dhe menaxhimit për kushte pune të denja dhe kthimin në prioritet dhe rritja e ndërgjegjësimit për SSHP-në për të garantuar kushtet e punës së denjë.
Këshilli Ndërministror për Çështjet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë – KNSSHP do të jetë organi mbikëqyrës i zbatimit të strategjisë, i cili do të monitorojë dhe mbikëqyrë zbatimin e aktiviteteve të përfshira në këtë Plan Veprimi për zbatimin e SSHP.
Sipas raportit të Inspektoratit të Punës, viti 2023, ka shënuar një ulje të lehtë në numrin e punëmarrësve të aksidentuar në total dhe atyre me pasoja fatale. Janë klasifikuar dhe vërtetuar si aksident në punë për 168 punëmarrës, nga të cilët 30 me pasojë humbjen e jetës. Vlen të cilësohet që 40 punëmarrës të aksidentuar apo 23.8% janë aksidente rrugore, të cilat klasifikohen si aksident në punë për shkak të ligjit, thuhet në raport. /ekofin.al
