Aksesi në financim të shpejtë dhe me procedura të thjeshtuara mbetet një nga kërkesat kryesore të individëve, qoftë për të përballuar shpenzime të papritura, për të realizuar investime familjare apo për të financuar projekte personale. Në përgjigje të kësaj nevoje, Fibank ka hedhur në treg Kredinë Konsumatore Premium, një produkt financimi që kombinon fleksibilitetin me kushte konkurruese financimi.
Produkti ofron financim deri në 4 milionë lekë, pa kërkuar kolateral, garantor apo sigurim jete, ndërsa afati i shlyerjes mund të arrijë deri në 10 vjet, duke u dhënë klientëve më shumë mundësi për të planifikuar pagesat sipas mundësive të tyre.
Kredia është menduar për individët me të ardhura të mira që kanë nevojë për mbështetje financiare për qëllime të ndryshme, si rikonstruksioni i banesës, arsimi, shpenzimet shëndetësore, investimet familjare apo edhe financimi i pushimeve verore. Këstet mujore të barabarta u ofrojnë klientëve një menaxhim më të lehtë të buxhetit personal.
Një nga elementët që e dallon këtë produkt është procesi i shpejtë i shqyrtimit dhe miratimit të aplikimit. Klientët mund të zgjedhin gjithashtu mes një norme interesi fikse për vitet e para ose një norme të ndryshueshme, të lidhur me bonot e thesarit 12-mujore, duke pasur mundësinë të përzgjedhin alternativën që i përshtatet më mirë planeve të tyre financiare.
Fibank ofron një përfitim shtesë për klientët që marrin pagën në bankë, të cilët përfitojnë ulje me 1% të normës së interesit gjatë periudhës kur kredia aplikohet me normë të ndryshueshme.
Për të përfituar nga Kredia Konsumatore Premium, aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar, i punësuar ose i vetëpunësuar. Dokumentacioni bazë përfshin vërtetimin e të ardhurave të deklaruara për të paktën gjashtë muajt e fundit, certifikatën personale dhe familjare të gjeneruara në e-Albania, si edhe dokumente të tjera sipas vlerësimit të bankës.
Aplikimi mund të kryhet në çdo degë të rrjetit Fibank në qytetet kryesore të vendit ose online, përmes faqes zyrtare të bankës, ku pas plotësimit të formularit klientët kontaktohen nga specialistët e dedikuar te bankës për të vijuar procesin.
Me zgjerimin e portofolit të produkteve të financimit, Fibank synon t’u ofrojë klientëve zgjidhje që u përgjigjen nevojave të ndryshme financiare, duke kombinuar procedura të thjeshta, fleksibilitet dhe mbështetje profesionale. Në momentin kur kursimi i kohës dhe lehtësia e aksesit në financim kanë marrë një rëndësi gjithnjë e më të madhe, produkte si Kredia Konsumatore Premium synojnë ta bëjnë realizimin e planeve personale më të shpejtë dhe më të arritshëm.

