Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Studimi, bakteret e zakonshme të stomakut pa simptoma mund të shkaktojnë rreth 12 milionë kancere

    00:05 - Korrik 12, 2025

    OBSH kërkon rritje çmimesh për duhanin, alkoolin dhe pijet me sheqer deri në 2035 për të mbrojtur shëndetin

    00:05 - Korrik 12, 2025

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Komisioni i Ekonomisë miraton në tërësi projektbuxhetin, të hënën në seancë plenare

    15:22 - Nëntor 27, 2024 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot nen për nen projektbuxhetin për vitin 2025, duke i hapur rrugën dërgimit të tij për miratim në seancën plenare të planifikuar të hënën.

    Relatore e projektbuxhetit, deputetja Antoneta Dhima paraqiti raportin me ndryshimet e propozuara për shtesë fondesh nga komisionet dhe të dakordësuara mes Komisionit të Ekonomisë si komision përgjegjës dhe Ministrisë së Financave.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Komisioni miratoi shtesë fondi për një sërë institucionesh, ndër to, institucionet e reja të drejtësisë si KLGJ-së me 500 milionë lekë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë një fond prej 26.7 milionë lekësh, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik shtohen 32 punonjës me kontratë 6-mujore si dhe shpenzimet e personelit në vlerë 48.1 milionë lekë. Ky fond për të finalizuar procesin e mbylljes së veprimtarisë administrative të këtyre dy komisioneve.
    Për Shkollën e Magjistraturës shtohet një fond prej 6.1 milionë lekësh.

    Për SPAK shtohet një fond prej 200 milionë lekësh, nga të cilat për personelin 100 milionë lekë dhe shpenzime kapitale 100 milionë lekë për rikonstruksionin e godinës.
    Për Gjykatën Kushtetuese shtohen 5 punonjës dhe shpenzimet me 12 milionë lekë, nga të cilat 7 milionë lekë shpenzime personeli dhe 5 milionë lekë janë shpenzime operative.

    Projektbuxhetit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare iu shtua një fond me vlerë prej 6 milionë lekësh që do të shërbejë për ruajtjen dhe konservimin e arkivës së institucionit.
    Po ashtu, shtesë fondi me 160 milionë lekësh u miratua edhe për Kuvendin e Shqipërisë për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike, rritjen e shpenzimeve për udhëtimet jashtë shtetit në konferencat në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Në Shërbimin Informativ Shtetëror shtohen shpenzimet operative me 50 milionë lekë për aktivitetet e institucionit.
    Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shtohet një fond prej 134 milionë lekësh për shpenzimet kapitale, konkretisht për financimin e sistemit të indeksimit kërkimit dhe ruajtjes së pamjeve filmike, modulin e hartave të qendrave të votimit, modulin e administratës, etj. Për shpenzimet operative shtohen me 56 milionë lekë për funksionimin e institucionit gjatë zgjedhjeve të 2025-ës.

    Po ashtu, shpenzimet e fondit rezervë për zgjedhjet parlamentare shtohen me 500 milionë lekë.
    Shtesë fondesh përfituan edhe RTSH, INSTAT, KLSH.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    klgj komisioni i ekonomisë Magjistratura projektbuxheti
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Parku fotovoltaik 50 MW i KESH në Belsh, miratohet garancia shtetërore për kredinë 30 milionë euro me BERZH

    22:54 - Korrik 10, 2025

    Më shumë fonde për rrugët, projektet që do të financohen nga buxheti deri në 2028

    12:33 - Korrik 10, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Studimi, bakteret e zakonshme të stomakut pa simptoma mund të shkaktojnë rreth 12 milionë kancere

    00:05 - Korrik 12, 2025

    OBSH kërkon rritje çmimesh për duhanin, alkoolin dhe pijet me sheqer deri në 2035 për të mbrojtur shëndetin

    00:05 - Korrik 12, 2025

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter