Kategoria: Uncategorized @sq
Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën në vazhdën e pandemisë së coronavirusit. Sipas medieve të huaja, qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për treguesit e kriminalitetit për vitin 2021. Ai foli për rritje të fortë të procedimeve për pastrim parash dhe korrupsionit, si dhe të krimeve me karakter financiar. Nano tha se lidhur me këto vepra penale është shtuar dhe
Grupi i Bankës Botërore në prag të hartimit të strategjisë së re të Partneritetit me Shqipërinë, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe aktorët e linjës, për reflektimin e rezultateve që janë arritur vitet e fundit përmes projekteve të financuara nga Banka. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, bën të ditur se fokus
Përkeqësimi i motit ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa anijet pasagjere dhe të tjerat nuk kanë kufizimi. Duke nisur nga dita e sotme, deri në fund të muajit parashikohet mot me reshje dhe erëra të forta në gjirin e
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por i klientëve të qeverisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tha se paradoksalisht qeveria që nuk dëgjon fermerët, që nuk dëgjon asnjë grup interesi, pasi ka arritur të lërë të pakënaqur të gjitha grupet e interesit, shoqata prodhuesish vendas,
Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqaj do të jetë në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve. Beqaj do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se ka publikuar në faqen e saj zyrtare, listën e përfituesve në radhë për pagesën e këstit të tretë, për kategorinë “Trashëgimtarët”. Sipas njoftimit të gjithë personat përfitues, të cilët ende nuk kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, ftohen që të bëjnë plotësimet e
Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses në shërbimet publike. Në takimin që u organizua sot në Tiranë, nën logon “Adresa ime”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për regjistrimin e saktë të adresave, merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet e linjës që koordinojnë punën për zbatimin e këtij procesi. Ministri i Brendshëm
Shqipëria është duke përmbyllur procesin e hartimit dhe miratimit të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore me Kosovën. Javën e shkuar zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia dhe drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado zhvilluan në Prishtinë raundin e dytë të bisedimeve për projektmarrëveshjen dypalëshe. Për palën e Kosovës, negociatat
Në sektorin e bujqësisë shqiptare, Bashkimi Europian përmes financimit që adreson për programin IPARD është donatori më i madh. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ku diskutuan për strategjinë dhe orientimin në nxitjen e eksporteve “Made in Albania”, në tregjet