Kategoria: Tregje
Sistemi bankar dhe ai financiar në vendin tonë, paraqiten me një ecuri dhe shëndet të qëndrueshëm. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti mes aktiveve likuide dhe pasiveve në fund të muajit tetor 2021 u rrit në 46.8%, nga 46.5% që kishte qenë në shtator dhe 47.6% që kishte qenë në të njëjtën periudhë
Në prag të festave të fundvitit, në tregjet e fruta-perimeve, çmimet për prodhimet e vendit nuk kanë ndryshuar. Nga një vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, rezulton se prodhimi i bollshëm ka frenuar rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë fundit të muajit dhjetor. Prodhimi vendas dominon tregun ndonëse nuk mungon dhe ai i importit
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2021. Referuar publikimit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 17,370 milionë lekë, ose 17.59% më shumë se në janar-nëntor 2020. Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, numri i kontratave
Monedha europiane pas një periudhë negative ka regjistruar më në fund një rritje të vlerës në raport me Lekun duke u blerë sot me 120.2 lekë dhe duke u shitur me 120.9 lekë. Paundi britanik ka shënuar vlera pozitive këtë mëngjes pasi në raport me dje blihet sot me 142.2 lekë dhe shitet me 143.3
Në tremujorin e tretë të vitit 2021, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti. Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë në masën 42.14 miliardë lekë, kundrejt mesatarisht 34.06 miliardë lekë në 6 muajt e parë
Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime të reja për kredinë konsumatore. Ndryshimet synojnë të shtojnë në rregullore rolin e ndërmjetësuesit të kredisë dhe të parashikojnë disa dispozita në rastet kur kredia jepet nëpërmjet tyre. Prej vitesh bankat dhe institucionet financiare jo banka kanë mundësuar financimin e blerjes së produkteve në njësitë e shitjes, nëpërmjet
Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se konsumi i popullatës është rritur me 3.3 %, duke shënuar rritje për të tretin
Kreditimi në euro është në rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, sektori bankar ka dhënë 715 milionë euro kredi të reja, në 10-mujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, 47% e kredisë
Të dëmtuarit në aksidente, do të kenë një referencë më shumë, në kërkesat e tyre për dëmshpërblim te shoqëritë e sigurimit. Në faqen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është publikuar llogaritësi i dëmeve ndaj personit, për të gjitha rastet e dëmeve ndaj personit me humbje të përhershme të aftësisë për pune ose në raste
Pas ndryshimeve të miratuara nga Banka e Shqipërisë në muajin shtator në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të nsië aplikimi i një norme tavan interes për kreditë e vogla konsumatore. Në tekstin e ndryshuar të rregullores theksohet se kjo normë do të përcaktohet në