Kategoria: Ekonomi
Dështimi i procesit të mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’, si dhe shfaqja e problemeve të ngjashme me garancitë që ju dhanë bizneseve gjatë periudhës së pandemisë e detyroi Qeverinë të shfuqizojë ligjin “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive” dhe zëvendësimin e tij me një të ri. Ka hyrë tashmë në fuqi Ligji “Për
Pas një rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, Besimi në ekonomi ka shënuar rënie të dukshme për muajin korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 6.5 pikë, duke shënuar një pikë kthese në trendin rritës të tetë muajve të fundit. Megjithatë, nënvizon Banka e Shqipërisë, niveli
Rezerva valutore në vend u rrit në nivelin 5.54 miliardë euro në fund të qershorit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, krahasuar me muajin maj, rezerva valutore u rrit me 12 %. Në harkun kohor të një muaji rezerva valutore e vendit është rritur me rreth 600 milionë euro. Ndërkaq, treguesi tjetër i
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një shënim në rrjetet sociale reagoi ndaj zhvlerësimit të euros, duke ngritur pyetjen nëse ky zhvlerësim ka pasuruar xhepat e shqiptarëve dhe bizneset. “Këtë pyetje duhet të bëjë çdokush që habitet apo ndjen një farë krenarie që sot leku është më i fortë se sa euro. Nëse ky
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgjatë gjysmës së parë të vitit u realizuan në masën 66.3 miliardë lekë. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, këto të ardhura rezultojnë 9.2 miliardë lekë ose 16.2% më shumë se
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bën të ditur se Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim. “Shqipëria vijon të ketë një inflacion mesatar ndjeshëm më të ulët se disa nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministrja. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në
Shoqatat e biznesit janë mbledhur sot në një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke shprehur shqetësimin për efektin që zhvlerësimi i euros po jep në aktivitetin e tyre. Ata kanë paralajmëruar falimente dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe janë treguar mjaft të ashpër në gjuhën ndaj institucioneve, teksa shtuan se bizneset prodhuese
Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u zhvillua takimi i 16-të i Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike. Ministrja Delina Ibrahimaj bëri të ditur se në mbledhjen e Komitetit u miratua raporti i vitit të shkuar. “Kemi arritur të zbatojmë planin e veprimit në masën 96 %, duke siguruar një performancë pozitive, sa i
Ushqimet vijojnë të qëndrojnë me çmime të larta, pothuajse të pandryshuara në Shqipëri, edhe pse në Europë janë ulur ndjeshëm, që prej rritjes së shënuar vitin e kaluar. Në mënyrë të pashpjegueshme, duke përfshirë edhe faktorin e nënçmimit të ndjeshëm të euros, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e ushqimeve janë të importuara, përsëri çmimet
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë të hënën në konferencën e 9-të për vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), me temë “Ndryshimi i mjedisit gjeopolitik – ndikimet ekonomike për Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, organizuar nga Banka Qendrore Europiane (BQE), në Frankfurt, Gjermani. Konferenca për vendet e EQLJL-së është