Kategoria: Biznes

Shitësi më i madh i elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake në Shqipëri, Neptun, ka hapur dyqanin e tij të parë në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë, si pjesë e planeve për t’u zgjeruar më tej në rajon. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Neptun informoi se do të hapë dyqane edhe në qytetet e tjera kryesore në

Perceptimi i bizneseve shqiptare lidhur me korrupsionin është në shifra më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar. Sondazhi i Barometrit të Ballkanit tregon se 32% e bizneseve shqiptare janë totalisht jo dakord me deklaratën se është e zakonshme për bizneset t’u japin “rryshfet” zyrtarëve për të zgjidhur punë. Kjo shifër është gati dyfish më

Fiskalizimi, si një nga proceset kryesore për formalizimin e bizneseve dhe luftën ndaj informalitetit, po ecën me ritëm të mirë.   Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se për periudhën janar –15 tetor 2024, numri i faturave të fiskalizuara të lëshuara nga biznesi u rrit me 6%. Sipas tatimeve, numri i faturave të

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mbajtën takimin e parë me temën: “Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik”. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka theksoi se është e nevojshme të rishikohen marrëveshjet e nënshkruara për të mbështetur prodhuesit

Mbi 100 ndërmarrje të vogla dhe të mesme u shpallën fituese të fondeve të vendosura në dispozicion nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Fondet e AIDA-s do të ndihmojnë këto ndërmarrje në rritjen e konkurrueshmërisë, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me

Të gjitha produktet me origjinë nga bujqësia, përfshirë akuakulturën, bletarinë dhe produktet e prejardhura prej tyre, qoftë me synimin për t’u hedhur në tregun shqiptar apo për t’u eksportuar do të certifikohen sipas rregullave të vendosura në ligjin e ri “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”, të botuar tashmë në

Bizneset në Shqipëri po vijojnë të përdorin gjithnjë e më shumë burime energjie të rinovueshme, kjo edhe për shkak se përdorimi i saj rezulton më i qëndrueshëm dhe kostopërfitues sesa furnizimi tradicional përmes energjisë elektrike. Këtë e tregon edhe anketa më e fundit e realizuar me bizneset në Ballkanin Perëndimor, publikuar në Barometrin e Ballkanit