Kategoria: Biznes

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të pamjeve që tregojnë një incident mes punonjësve të një shoqërie private sigurie dhe një qytetari gjatë protestave të zhvilluara në zonën ku parashikohet të ndërtohet projekti turistik në Zvërnec. Në një deklaratë për mediat, kompania bën të ditur se ka ndërprerë me efekt të

Kontrollet ndaj farmacive dhe depove farmaceutike shënuan rritje gjatë vitit 2025, ndërsa Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor raportoi më shumë penalitete, gjoba si edhe raste kallëzimesh penale për shkelje të konstatuara në sistemin e barnave të rimbursueshme. Sipas raportit të FSDKSH, gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë kontrolluar 123 farmaci dhe agjenci farmaceutike

Shqipëria rezulton ndër vendet me fluksin më të lartë të investimeve të huaja direkte në rajon për vitin 2024, duke tërhequr rreth 2 miliardë dollarë investime, sipas të dhënave të UNCTAD (Agjencia e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin) mbi 100 vendet kryesore për investimet e huaja në botë. Me këtë nivel investimesh, Shqipëria renditet në

“Albchrome” është ndëshkuar me një gjobë prej 4 milionë lekësh dhe me pezullim të përkohshëm të aktivitetit, pas konstatimit të shkeljeve në trajtimin e mbetjeve të rrezikshme në ambientet e kompanisë në Elbasan. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), përmes Drejtorisë Rajonale në Elbasan, zhvilloi një inspektim në subjektin “Albchrome”, me fokus mënyrën e

Administrata Tatimore ka publikuar formularët zyrtarë që do të përdoren për aplikimin në kuadër të Marrëveshjes së Paqes Fiskale 2026, si edhe për procedurat e rideklarimit dhe rivlerësimit të elementeve të pasqyrave financiare. Publikimi i formularëve konkretizon zbatimin praktik të ligjit për Paqen Fiskale dhe hap rrugën për aplikimet online të bizneseve në sistemin “e-filing”,

Gati gjysma e ndërmarrjeve shqiptare me mbi 10 të punësuar kanë investuar në inovacion gjatë periudhës 2022–2024. Të dhënat më të fundit të publikuara nga tregojnë se 44,3% e bizneseve kanë ndërmarrë aktivitete inovative, duke shënuar një rritje krahasuar me nivelin 42,9% të periudhës 2020–2022. Sipas raportit “Statistikat e Inovacionit në Ndërmarrje 2022–2024”, inovacioni po

Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e ligjit nr. 86/2025 për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore, duke paralajmëruar publikimin brenda 20 ditëve të listës së plotë të subjekteve që përfitojnë nga falja fiskale dhe të atyre që përjashtohen nga skema. Sipas njoftimit zyrtar, lista do t’u komunikohet tatimpaguesve në mënyrë elektronike përmes sistemit “e-Filing”,

Fondet e disbursuara nga Bashkimi Europian për biznesin shqiptar shkojnë për administratën. Ky është qëndrimi që grupet e interest kanë shprehur pas akordimit të mbështetjes së rradhës nga BE, 49 milionë euro, në kuadër të Planit të Rritjes. ProExport Albania ka ngritur shqetësimin se fondet e fundit të disbursuara nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë rrezikojnë

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke evidentuar raste të dyshuara të fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal në disa agjenci imobiliare që operojnë në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Sipas informacionit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, hetimet janë fokusuar në krahasimin mes aktivitetit real ekonomik