Kategoria: Aktualitet

Rritja e temperaturave, përveç problemeve të mundshme shëndetësore, sjell edhe shqetësime të tjera për shkak të rritjes së numrit të insekteve. Në këtë mënyrë, Bashkia Tirana, ka nisur procesin e dezinsektimit në lagjet e kryeqytetit. Sipas njoftimit, ditën e sotme procesi i dezinfektimit është kryer në disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi;

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës. Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të

Prej ditësh dhjetëra qytetar të zonave të ndryshme të Bulqizës janë paraqitur në urgjencën e spitalit bashkiak për të marrë ndihmë mjekësore. Qytetarët e moshave të ndryshme janë paraqitur me simptoma si diarre, dhimbje barku, të vjella e temperaturë. Fillimisht kjo u dyshua të ishte një kontaminim i ujit të pijshëm por për shkak të

Është arrestuar nga shërbimet e policisë biznesmeni Gazmend Haxhia, menjëherë sapo është kthyer në Shqipëri. Ndaj tij ishte dhënë masë sigurie “arrest me burg”, në lidhje me hetimet për abuzimet me fondet europiane, në të njëjtën çështje ku po gjykohet edhe ish-ministri Ilir Beqja. Biznesmeni Gazmend Haxhia akuzohet si i përfshirë në skemën e faturimeve

Kisha Katolike nëpërmjet një deklarate për mediat ka shprehur shqetësimin për rezultatet e Censit2023 dhe efektet që rënia e numrit të popullsisë do të ketë te komuniteti. Sipas rezultateve të Censit numri i besimtarëve katolikë në Shqipëri krahasuar me matjen e popullsisë kryer në vitin 2011, ka rënë nga 10% në 8.4%. Kisha Katolike nënvizon

Në 2023, rezultojnë 870 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke u rritur me 20.7% krahasuar me vitin 2022. Numri i personave që kanë lënë shtetësinë ka patur një tendencë në rritje, duke arritur rekord në vitin 2023, nëse analizojmë shtatë vitet e fundit. Të dhënat janë raportuar nga Drejtoria e Azilit

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur nisjen e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë dhe për gjimnazet. Gjithçka do të realizohet përmes “e-Albania”, për të shmangur vendosjen e nxënësve larg zonave të banuara. Nga kjo e hënë ka nisur regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë dhe në atë të dhjetë. Në deklaratën

Java ka nisur me trafik të rënduar në autostradën e re Thumanë-Kashar. Radha e automjeteve sipas raportimeve nga terreni i kalon 10 kilometrat, pasi fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk. Raportohet se shkak është aplikimi i pagesës së kësaj autostrade, pasi sportelet nuk janë në gjendje

80 qytetarë të Bulqizës janë paraqitur të dielën në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi. Ende nuk është përcaktuar shkaku i helmimit, pasi rastet e paraqitura në spital vijnë nga zona të ndryshme të qytetit dhe jo vetëm nga një lagje apo fshat specifik. Për të zbardhur këtë ngjarje, janë marrë analizat e ujit të