Kategoria: Aktualitet
Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e pare të vitit. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, në gjysmën e parë të vitit janë shtuar 116 ATM, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rezultojnë 98 njësi të reja. Bankomatet
Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të trajtojnë zjarret e rënda. Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burime ajrore dhe tokësore për shuarjen e zjarrit, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të
Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se është ulur numri i transaksioneve përmes telefonit gjatë muajit qershor. Rreth 746 mijë është numri i transaksioneve të kryera me home banking, vlera e të cilave kap një shifër prej 190 milionë lekësh. Në gjysmën e parë të vitit janë realizuar 4.3 milionë veprime bankare përmes internetit
Rreth 28 milionë euro është buxheti i parashikuar për sigurinë kibernetike të autoriteteve publike dhe private në vitin 2024, dëmtimi i sistemeve të informacionit të të cilave do të rrezikonte ofrimin e shërbimeve dhe vazhdimësinë e punës, ose do të kishte pasoja serioze mbi shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Këtë vit numërohen 5
Arsimit profesional po i jepet një frymë e re mbështetje. Për ata nxënës që duan të ndjekin arsimin e mesëm profesional janë në dispozicion mbi 2500 bursa studimi të cilat arrijnë vlerën deri në 7320 lekë në muaj. Por cilat janë kategoritë që do të mbështeten dhe nga ana tjetër si do të bëhet regjistrimi?
Programuesit njihen si më të mirëpaguarit në tregun e punës, por sa i vërtetë është ky perceptim dhe cilat janë pagat reale të këtij sektori? Referuar një pyetësori të bërë nga një kompani e specializuar punësimi në vend, pagat nuk janë në nivele aq të mira, nëse i referohemi atyre me më pak eksperiencë pune,
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2024, janë regjistruar për herë të parë 61.081 mjete, ose 45% më shumë krahasuar me 7 mujorin e vitit 2023. Ndërkohë që për muajin korrik, regjistrohet rekord shifrash të mjeteve të regjistruar për herë të parë për vitin
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruan rreth 208 000 mWh energji apo 169 mijë mWh më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar. Kjo rritje vjen sidomos pas hyrjes në prodhim të centralit diellor të Karavastasë,
E përditshmja italiane online ‘La Repubblica’ zbulon se dorëzimi i përfundimtar i kampit do të bëhet më 1 shtator ndërsa, 20 gushti është testimi nga Inxhinierët ushtarakë italianë. Kontingjenti italian që do të menaxhojë dy qendrat mbërrin pas dy javësh. Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes së emigrantëve
Në gjysmën e parë të vitit kanë dalë nga vendi 600 mijë shqiptarë më shumë se vitin e shkuar. Këtë vit kanë dalë nga pikat kufitare mbi 3.6 milionë qytetarë. Pjesa dërrmuese e tyre kanë fluturuar e udhëtuar jashtë vendit më shumë se një herë, kryesisht për të kaluar pushimet. Çmimet e shtrenjta si arsye