Kategoria: Aktualitet
Përgjatë orëve të paradites, territori shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat verilindore
Ndërsa tashmë ekziston një vendim i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka rrëzuar tatimin e vendosur nga qeveria prej 15-23 për qind për profesionistët e lirë, rezulton se shumë biznese të cilët kanë paguar detyrimet nga frika e gjobave, nuk kanë ende një zgjidhje se si do të rimbursohen. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka thyer një rekord të ri në trafikun e pasagjerëve, duke mirëpritur 1,191,182 pasagjerë në korrik 2024. Ky muaj pasqyron një rritje të konsiderueshme të turizmit dhe thekson rëndësinë e Shqipërisë si një qendër lidhëse rajonale. Nga pasagjerët e muajit korrik, 840,358 ishin shtetas të huaj, ndërsa 350,824 ishin shtetas shqiptarë.
Ditën e sotme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar ku iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit Shqipëria është renditur e dyta për sa i përket rritjes së numrit të fluturimeve, më saktë rreth 32 mijë fluturime të regjistruara. Të dhënat tregojnë se numri i flututrimeve në vendin tonë është rritur me rreth 56%, krahasuar me periudhën Janar-Qershor të vitit 2023. Shqipëria, bashkë me Islandën, kryeson
Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. Pretendimet e Kompanive Durres Container Terminal SH.A, Metal Commodities Foreign Trade Corp. dhe Altberg Developments LP, lidheshin me ndërprerjen e koncesionit mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit. Paditësit kërkonin dëmshpërblim në shuma që tejkalonin vlerën
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar qytetarët për akuzat e PD, që denoncoi institucionin se ka lejuar futjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin në tregun vendas. Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari denoncoi AKU se ka lejuar hyrjen në treg të biskotave me copëza metali, domateve me nivel të lartë pesticidesh, vezët me
Banka e Shqipërisë ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare në lidhje me letrën e presidentit Bajram Begaj drejtuar Kuvendit, për skandalin e mikrokredive, ku thuhej se BSH nuk ka marrë masa për ta parandaluar. Në reagimin e saj, Banka e Shqipërisë shprehet se ka përmbushur kurdoherë misionin e saj kushtetues: ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe
Qeveria miraton ndryshimin e ligjit për Urdhrin e Mjekut. Sipas këtyre ndryshimeve do të ngrihet një regjistër elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet por dhe në privat.“Miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat
Qeveria ka miratuar ndryshimet që sjellin orare pune fleksibël për punonjësit e administratës. Ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi ndryshimet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Pirdeni tha se administrata do duhet të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten, dhe 6 orë të premten.