Kategoria: Aktualitet

Njohja e kualifikimeve profesionale pritet të kalojë në një regjim të ri, me procedura më të shpejta, njohje automatike për disa profesione dhe mundësi për profesionistët e huaj që të ofrojnë përkohësisht shërbime në Shqipëri pa kaluar në të gjithë procesin e njohjes së kualifikimit. Projektligji për njohjen e kualifikimeve profesionale synon të përafrojë kuadrin

Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve nuk do të mbahet më nga operatorët privatë. Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin që ndryshon mënyrën e administrimit të kësaj rezerve, duke parashikuar që ajo të mbahet dhe menaxhohet nga një subjekt shtetëror. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, tha pas mbledhjes së qeverisë se projektligji sjell një

Rritja e fortë e çmimeve të karburanteve po rikthen në funksion Bordin e Transparencës, pak muaj pasi qeveria vendosi ndërprerjen e tij. Vendimi vjen në kushtet e shtrenjtimit të naftës dhe benzinës në tregun vendas, ndërsa qeveria synon që përmes mekanizmit të ri të monitorimit dhe ndërhyrjes fiskale të kufizojë ndikimin te konsumatorët. Ministrja e

Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fund të një procedure përzgjedhëse. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, procedura e përzgjedhjes u zhvillua në përputhje me ligjin nr. 152, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe me Vendimin nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi takimin “Transparenca dhe Integriteti në Veprimtarinë e Lobimit”, me fokus kuadrin e ri ligjor për lobimin në Republikën e Shqipërisë dhe paketën e projektakteve nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e tij në praktikë. Takimi u përshëndet nga Komisioneri për

Projektligji që synon të përshpejtojë përfundimin e proceseve të pronësisë ka hapur debat në konsultimin publik, me qytetarë që kërkojnë ndryshime të tjera përpara miratimit. Legalizimet mbi tokën e të tretëve, detyrimet e akumuluara për truallin, pronat e bllokuara nga kufizimet e Kadastrës, dokumentet e humbura në arkiva dhe dosjet e pazgjidhura prej dekadash janë

Regjistrimi i kontratës së shitjes në regjistrin kadastral është një nga procedurat kryesore që duhet të ndjekë një qytetar pas blerjes së një pasurie të paluajtshme. Përmes këtij procesi konfirmohet dhe pasqyrohet e drejta e pronësisë në favor të blerësit në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Nëse kërkesa për regjistrimin e kontratës paraqitet brenda

29 Mars 2027 do të shënojë nisjen e fluturimeve dy herë në javë midis Tiranës dhe Luksemburgut, përkatësisht të hënave dhe të premteve, nëpërmjet partnerit më të ri Luxair. Linja e re ajrore direkte forcon më tej lidhjen e kryeqytetit shqiptar me tregjet kryesore evropiane. Ajo do t’i shërbejë kërkesave në rritje për Shqipërinë si

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka ndryshuar procedurat për vlerësimin, privatizimin, transformimin dhe shitjen e pronës shtetërore, duke vendosur ndër të tjera rregulla të posaçme për subjektet që kanë marrë pasuri shtetërore me qira ose enfiteozë, përfshirë kontratat me tarifën simbolike “1 euro”. Ndryshimet janë përcaktuar me udhëzimin nr. 7, datë 1 shtator 2026, i