Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fund të një procedure përzgjedhëse.
Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, procedura e përzgjedhjes u zhvillua në përputhje me ligjin nr. 152, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe me Vendimin nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar.
Procesi përfshiu testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në KQZ.
Në përfundim të procedurës, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpalli fitues Edmond Ahmetin.
Kush është Edmond Ahmeti
Edmond Ahmeti ka shërbyer përpara përzgjedhjes si sekretar i përgjithshëm i KQZ në pozicionin e Drejtorit nё Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, nё Ministrinë e Financave. Prej viti 2020 është pjesë e Ministrisë së Financave. Qё prej vitit 2014 ёshtё pjesё e administratёs publike, nё pozicione drejtuese nё Ministrinё e Kulturёs, Ministrinё e Arsimit, Sportit dhe Rinisё.
Mban gradёn doktor i shkencave juridike në të drejtën civile dhe aktualisht në proces të fitimit të titullit “Profesor i Asociuar”.
Eksperienca disa vjeçare si lektor në universitet dhe trajnues në një sërë trajnimesh i ka ofruar mundësinë të përvetësojё metodat më bashkëkohore të mësimdhënies interaktive, vlerësimit, përgatitjes së programeve mësimore dhe leksioneve.
Njohës dhe studiues nё fushën e tё drejtave tё autorit, prokurimit publik, si dhe koncesioneve dhe partneritetit publik privat duke qenë dhe bashkëautor i të vetmes monografi shqiptare të plotë kushtuar posaçërisht kësaj fushe, me titull “E drejta e Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat”. /ekofin.al
