Kategoria: Aktualitet

Bizneset shqiptare kryesojnë regjistrimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2024, edhe pse më pak se në vitin 2023. Sipas statistikave të OpenData, sipas kombësisë rezultojnë në total 17,458 biznese të regjistruara. Në vitin 2023 numri i regjistrimeve shënonte  845 më shumë biznese. Për vitin 2024 janë 15,805 biznese me pronësi 100% shqiptare, ndërsa

Propozimi i ri për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të fushës. Sipas këtij propozimi, automjetet do të mund të qarkullojnë sipas një sistemi targash, ku ndalohet qarkullimi i automjeteve në ditë të caktuara, duke u bazuar në numrin e targës së makinës. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban,

Ditën e diel (12 janar) priten reshje intensive në të gjithë Shqipërinë. Kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m, bazuar në raportimet nga IGJEO dhe Shërbimit Metereologjik Ushtarak. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar strukturave vendore dhe qendrore të jenë

Duke nisur nga ky muaj, të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, përfitojnë rritje pensioni me 20%. Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë rritje, ku në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se është përditësuar një aneks në Ligjin për kategoritë e luftës për të mundësuar rritjen

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore. Përkatësisht në vendim bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione

Sot fillon procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila përfshin tri hapësira kryesore: Hapësira e zgjedhësit: Kjo hapësirë i dedikohet individëve që krijojnë

Aktualisht në Shqipëri, numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve është 13, 200, të cilët paguhen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kështu thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave miratuar në mbledhjen e datës 9 janar për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për