Kategoria: Aktualitet
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi të premten, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të premten kryesuesi i
Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025” që do të nisë nga qyteti i Durrësit, më pas në Elbasan dhe përfundon në Tiranë. Gara fillon në orën 13:10 në qytetin bregdetar në Durrës dhe mbyllet në orën 17:30 në kryeqytet. Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, për manaxhimin e qarkullimit rrugor,
Seksioni për Policinë, Shërbimin sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin gjyqësor pranë Avokatit të Popullit, gjatë vitit 2024 ka trajtuar 470 raste (ankesat dhe rastet me iniciativë) për të cilat është përfunduar hetimi administrativ dhe provuar se ankesat e shtetasve kanë qenë të bazuara. Ankesat sipas fushave të veprimtarisë së këtij sektori dominohen nga
Gjykatat administrative të shkallës së parë vijojnë të përballen me një numër të lartë dosjesh të prapambetura, të trashëguara nga vitet e kaluara. Pavarësisht përpjekjeve për rritjen e efikasitetit dhe shqyrtimit të çështjeve brenda afateve ligjore, ngarkesa e lartë e punës dhe numri i kufizuar i gjyqtarëve ka ndikuar në ritmin e shqyrtimit të rasteve.
Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e Pestë Ndërqeveritare
Ashtu si edhe në vitin 2021, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Kuçi i Vlorës ka vendosur bastin se sa mandate do të marrë forca politike që drejton në zgjedhjet e 11 majit. Parashikimi i Ramës vjen ndërsa mbeten edhe 3 ditë nga zgjedhjet dhe kreu i PS është i sigurt që
Në aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës u krye sot fluturimi i parë certifikues, ndërsa me certifikimin e pistës së aeroportit, punimet do të vijojnë për ta bërë operacional me të gjitha shërbimet gjatë verës. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së dorëzimit të veprës u ndal tek rritja e flukseve të pasagjerëve me
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëorganizoi me Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham) një forum informuese me përfaqësuesit e bizneseve me temë “Përmirësimi i Standardeve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri, Zbatimi i Ligjit të Ri – Sfidat dhe Zgjidhjet për Bizneset”. Në fjalën e
Sot u krye fluturimi i parë certifikues në aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e rastit, kryeministri Edi Rama tha se ishte një projekt tejet sfidues. “Dola t’ju them në radhë të parë shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve dhe punonjësve të reja të aeroportit të Vlorës.
Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm: Ndalim qarkullimi dhe parkimi Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00 Segmentet e rrugëve: Rrugën “SH3”