Koorporata Financiare Ndërkombëtare, pjesë e Bankës Botërore, një nga kompanitë më të mëdha globale që investon në sektorin privat në vendet në zhvillim, arriti një rekord investimesh prej 56 miliardë dollarë në vitin financiar deri në fund të qershorit. Por angazhimet e kompanisë të cilat mbulojnë financimin afatshkurtër, afatgjatë dhe atë të mobilizuar, janë rritur me 28% nga viti në vit, tha drejtori menaxhues Makhtar Diop.
Nxitja erdhi kryesisht nga reformat e brendshme të Bankës Botërore për të përshpejtuar huadhënien në të gjithë grupin, që përfshin edhe IFC, investimet e të së cilës synojnë nxitjen e rritjes dhe uljen e varfërisë në vendet në zhvillim. Përveç proceseve të thjeshta, nisma për të decentralizuar vendimmarrjen u lejon drejtorëve të terrenit të marrin më shumë përgjegjësi për shpërndarjen e fondeve.
Nga analizimi i vitit financiar 2024 që përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, IFC pritet të bëjë një rritje tjetër, duke synuar një objektiv prej 62 miliardë dollarësh, kryesisht për investime në infrastrukturë. Përveç kësaj, duke u zhvendosur nga huatë dhe obligacionet tradicionale, IFC dëshiron të rrisë investimet e kapitalit, megjithatë për këtë duhet një analizë e konsoliduar, duke qenë se investimet të tilla mbajnë më shumë rrezik sesa ekspozimi ndaj borxhit.
Sipas drejtorit të menaxhimeve, Diop, një objektiv në biznesin e aksioneve është të investohet në kompani, duke pasur kapital në to. Në Shqipëri, një nga investimet e IFC ka qenë paketa e financimit prej 41 milionë euro për të mbështetur një nga parqet më të mëdha fotovoltaike diellore në vend. IFC planifikon të jetë prezente në vendin tonë me një sërë projektesh të rëndësishme, në mbështetje të sektorit privat.
