Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ibrahimaj: Bonus 5 mijë lekë për pensionistët, shpërndarja nis nesër

17:20 - Qershor 30, 2026

Korporata nuk gjen investitorë për “Korpusin e Institucioneve”, anulohet gara

17:14 - Qershor 30, 2026

Sot afati i fundit për faljen, nëse bizneset paguajnë 50% të detyrimeve tatimore

15:45 - Qershor 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: Bonus 5 mijë lekë për pensionistët, shpërndarja nis nesër

17:20 - Qershor 30, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria ka vendosur akordimin e një bonusi të ri për pensionistët, atë të verës, me vlerë 5 mijë lekë, i cili do të nisë të shpërndahet që nga dita e nesërme.

Në nisje të deklaratës së saj, ministrja shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit të ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku një minibus i linjës Berat–Tiranë doli nga rruga.

Ibrahimaj theksoi se vendimi për bonusin e verës vjen si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë dhe rritjes së të ardhurave buxhetore, të cilat, sipas saj, po rishpërndahen për mbështetjen e shtresave në nevojë.

“Që prej fillimit të këtij mandati kemi deklaruar se të ardhurat shtesë të gjeneruara nga performanca pozitive e ekonomisë shqiptare do të shkojnë në mbështetje të pensionistëve. Duke parë ecurinë e të ardhurave gjatë pesëmujorit të parë të vitit dhe të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore dhe doganore, vendosëm të ndërmarrim këtë masë mbështetëse”, tha Ibrahimaj.

Ajo bëri të ditur se bonusi i verës do të përfitohet nga të gjitha kategoritë e 777.200 pensionistëve, përfshirë 656.325 pensionistë të pleqërisë dhe pensionit social, 65.636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48.400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6.840 përfitues të trajtimeve të veçanta financiare.

Sipas ministres, efekti financiar i kësaj mase është rreth 3,7 miliardë lekë, ndërsa shpërndarja do të nisë menjëherë.

“Rreth 30–40 mijë pensionistë që e marrin pensionin më 1 korrik do të përfitojnë që nesër edhe bonusin prej 5 mijë lekësh së bashku me pensionin”, u shpreh ajo.

Ibrahimaj shtoi se qeveria do të vijojë politikat e mbështetjes për pensionistët, duke synuar që rritja ekonomike të reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të tyre./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
bonus delina ibrahimaj pensionistët verës
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Korporata nuk gjen investitorë për “Korpusin e Institucioneve”, anulohet gara

17:14 - Qershor 30, 2026

Ujësjellësit rritën borxhet ndaj OSHEE, arritën në 352 milionë euro në 2025

06:04 - Qershor 30, 2026

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

06:02 - Qershor 30, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Të gjitha ndryshimet e Buxhetit, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime

gazetar_114:43 - Qershor 30, 20260

Qeveria do të miratojë sot pasdite rishikimin e parë të Buxhetit të Shtetit për vitin…

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

14:15 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

11:33 - Qershor 30, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:43 - Qershor 30, 2026

Ekskluzive/ Të gjitha ndryshimet e Buxhetit, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime

14:15 - Qershor 30, 2026

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

11:43 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

Ibrahimaj: Bonus 5 mijë lekë për pensionistët, shpërndarja nis nesër

17:20 - Qershor 30, 2026

Korporata nuk gjen investitorë për “Korpusin e Institucioneve”, anulohet gara

17:14 - Qershor 30, 2026

Sot afati i fundit për faljen, nëse bizneset paguajnë 50% të detyrimeve tatimore

15:45 - Qershor 30, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter